Home / Lajme / Maqedoni / Biznes forum i Maqedonisë dhe Shqipërisë

Biznes forum i Maqedonisë dhe Shqipërisë

18 dhjetor-LOE kumtoi se do të organizohen takime të drejtpërdrejta midis kompanive të Maqedonisë dhe atyre të Shqipërisë me qëllim të krijimit të mundësisë që kompanitë e Maqedonisë të realizojnë kontakte të drejtpërdrejta me kompanitë nga Shqipëria dhe fillimin e një bashkëpunimi të suksesshëm afarist.

Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë organizon biznes forum midis Maqedonisë dhe Shqipërisë i cili është në kuadër të vizitës treditore të biznes-delegacionit nga rajoni i Korçës, Shqipëria.

Forumi është në kuadër të programit IPA për bashkëpunim ndërkufitar midis Maqedonisë dhe Shqipërisë dhe projektit “Përmirësimi i biznes bashkëpunimit në rajonin ndërkufitar”.

LOE kumtoi se do të organizohen takime të drejtpërdrejta midis kompanive të Maqedonisë dhe atyre të Shqipërisë me qëllim të krijimit të mundësisë që kompanitë e Maqedonisë të realizojnë kontakte të drejtpërdrejta me kompanitë nga Shqipëria dhe fillimin e një bashkëpunimi të suksesshëm afarist.

Është paralajmëruar edhe fjalimi i përfaqësuesve të Agjencisë për investime të huaja dhe promovimin e eksportit të Republikës së Maqedonisë, të Vetëqeverisjes Lokale Tetovë dhe Lidhjes së Odave ekonomike të Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *