Home / Sport / Blatter: Vendimi për miqësoret e Kosovës më 10 janar

Blatter: Vendimi për miqësoret e Kosovës më 10 janar

Drejtuesit e shtëpisë së futbollit botëror kanë paralajmëruar se më 10 janar do të merret një vendim nëse Përfaqësueses A të Kosovës do t’i lejohet zhvillimi i miqësoreve ndërkombëtare.

Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s ka diskutuar për çështjen e futbollit kosovar, në mbledhjen e mbajtur, të mërkurën dhe të enjten, në Salvadore di Bahia në Brazil, por nuk ka vendosur asgjë.

Megjithatë, drejtuesit e shtëpisë së futbollit botëror kanë paralajmëruar se më 10 janar do të merret një vendim nëse Përfaqësueses A të Kosovës do t’i lejohet zhvillimi i miqësoreve ndërkombëtare.

“Gjatë kësaj mbledhje kemi diskutuar edhe për çështjen e Kosovës. Kurse, vendimi për zhvillimin e ndeshjeve miqësore do të merret me 10 janar”, ka thënë presidenti i FIFA-së, Sepp Baltter në konferencën për media.

Ndërkohë, drejtuesit e FFK-së edhe më herët kanë deklaruar se vendimi për çështjen e miqësoreve do të merret me 10 janar, kurse pritet që paraprakisht Sep Blatter ta mbajë një takim të përbashkët me drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës dhe ata të Federatës së Futbollit të Serbisë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *