Home / Lajme / Maqedoni / Bogoevski dënohet me dy vite burg

Bogoevski dënohet me dy vite burg

16 dhjetor-Ai u akuzua së bashku me një avokat dhe përfaqësues të kompanisë sllovene “Merkator”, Mitja Valiq, të cilët gjithashtu u dënuan me nga dy vite burg. Një avokat i dytë në këtë rast u akuzua me tre vite burg. Dy të tjerë të përfshirë në këtë rast janë dënuar me dënim me kusht.

Me dy vite burg është dënuar ish-shefi i shërbimit sekret maqedonas Sllobodan Bogoevski, i cili u akuzua për pastrim parash në rastin “Agjenti”.

Ai u akuzua së bashku me një avokat dhe përfaqësues të kompanisë sllovene “Merkator”, Mitja Valiq, të cilët gjithashtu u dënuan me nga dy vite burg. Një avokat i dytë në këtë rast u akuzua me tre vite burg. Dy të tjerë të përfshirë në këtë rast janë dënuar me dënim me kusht.

Gjashtë të akuzurit si pjesë e dyshuar e aksionit policor “Agjenti” u dënuan për pastrimin e mbi 1 milion eurove përmes firmave dhe faturave fiktive. Bogoevski ka qenë shef i shërbimit sekret të Maqedonisë nga pavarësimi i vendit gjatë qeverisjes së socialdemokratëve maqedonas.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *