Home / Sport / Botërori, FIFA lejohen pushimet në mes të lojës

Botërori, FIFA lejohen pushimet në mes të lojës

Në Botëror do të luhen 4 ndeshje në orën 13:00 me orën lokale dhe në shumë prej tyre pritet që temperaturat të jenë mbi 32 gradë.

Komiteti Ekzekutiv i FIFA-sëka vendosur që gjatë ndeshjeve në Kampionatin botëror “Brazil 2014”, ku temperatura do të jetë mbi 32 gradë dhe do të ketë 85 përqind lagështi, gjyqtarët mund të ndërpresë ndeshjen për dy minuta në mënyrë që lojtarët të pushojnë.

Kjo ide ishte propozuar nga trajneri i Italisë, Cesare Prandelli, që skuadrat të bëjnë nga dy minuta pushim në çdo pjesë, për t’u bërë ballë temperaturave të lartë.

Në Botëror do të luhen 4 ndeshje në orën 13:00 me orën lokale dhe në shumë prej tyre pritet që temperaturat të jenë mbi 32 gradë.

Më parë, Sindikata Botërore e Futbollistëve (FIFpro) kishte kundërshtuar ashpër luajtjen e takimeve në orën 13:00 pasi në disa qytete që do të mirëpresin turneun (Manaos, Brasilia dhe Fortaleza) lagështia shkon deri në 88 përind dhe temperatura arrin 35 gradë.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *