Home / Sport / Botërori i Klubeve, Raja Casablanca në finale

Botërori i Klubeve, Raja Casablanca në finale

Skuadrës braziliane nuk i mjaftoi Ronaldinho, për të evituar humbjen 3-1 përballë marokenëve, duke humbur dhe ai vetë mundësinë për të luajtur në një ndeshje të madhe, si ajo me Bajernin e Mynihut, që padyshim fërkon duart për emrin e finalistëve.

Kampionia e Marokut, Raja Casablanca, ka bërë befasinë duke siguruar kualifikimin në finalen e Kupës së Botës për Klube pas triumfit prej 3-1 kundër fituesit të Copa Libertadores, Atletico Mineiro. Skuadrës braziliane nuk i mjaftoi Ronaldinho, për të evituar humbjen 3-1 përballë marokenëve, duke humbur dhe ai vetë mundësinë për të luajtur në një ndeshje të madhe, si ajo me Bajernin e Mynihut, që padyshim fërkon duart për emrin e finalistëve.

Takimi i dytë gjysmëfinal nuk kishte asnjë të përbashkët me sfidën mes Bajernit e Guangzhou. Pjesa e parë përfundoi e bardhë 0-0, me disa raste të pastra në të dyja portat. Fraksioni i dytë i lojës do të ishte shumë më i bukur. Në minutën e 51-të, Raja kaloi në avantazh me një gol të Lajour, që çoi peshë impiantin vendas. Atletico u duk sikur e mori dhe psikologjikisht goditjen, pasi në të 53-tën u shpëtuan vetëm nga pozicioni jashtë loje i Hafidit. Pas një veprimi individual i jashtëzakonshëm i Ronaldinhos nga goditja e dënimit, i dha barazimin brazilianëve. Me rezultatin 1-1, ritmi megjithatë nuk ndryshoi, madje ishin marokenët që kishin më shumë iniciativën.

Në minutën e 83-të, kapiteni Moutuali nga pika e bardhë shënoi golin e avantazhit. Gjithsesi për të firmosur suksesin e Casablancës, shënon dhe golin e 3-të me Vivien Madibe, duke lënë me gisht në gojë Atleticon, e duke vajtur vetë në finalen e madhe me Bajernin e Mynihut.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *