Home / Sport / “Brazil 2014”, hidhet shorti i fazës së grupeve

“Brazil 2014”, hidhet shorti i fazës së grupeve

Është hedhur në Bahia të Brazilit shorti i fazës së grupeve të Botërorit “Brazil 2014”, ku bien në sy përballjet e forta mes skuadrave europiane në grupin B, D dhe G. Italia do të ketë përballë Anglinë, Gjermania do të ndeshet me Portugalinë e Cristiano Ronaldos, ndërsa Spanja do të takohet sërish me Hollandën pas finales së Botërorit të Afrikës së Jugut.

Në grupin A, vendasit e Brazilit do të luajnë ndeshjen hapëse të kompeticionit ndaj ballkanasve të Kroacisë. Në këtë grup gjenden gjithashtu Meksika dhe Kameruni.

Në grupin B, Spanja, kampione e Botës në fuqi, do të ketë përballë Hollandën, skuadrën që mundi në finalen e vitit 2010. Kili dhe Australia janë dy ekipet e tjera të këtij grupi.

Në grupin C, Kolumbia duket se nuk do e ketë shumë të vështirë kualifikimin në një grup me Bregun e Fildishtë, Japoninë dhe Greqinë.

Në grupin D, Italia, Uruguaji dhe Anglia do të luftojnë për dy vendet e para, ndërsa Kosta Rika nuk ka forcën për t’i prishur punë kësaj tresheje.

Në grupin E, Franca, pas kualifikimit të vështirë për në Botëror, do të përballet me Zvicrën, Ekuadorin dhe Hondurasin.

Në grupin F, Argjentina mendohet se nuk do të hasë vështirësi për t’u kualifikuar në një grup që përmban Bosnje Hercegovinën, Iranin dhe Nigerinë.

Në grupin G, Gjermania dhe Portugalia premtojnë spektakël në një grup që plotësohet nga Gana dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në grupin H, Belgjika dhe Rusia do të kërkojnë me patjetër kualifikimin për në fazën e 1/16 pasi kundërshtarët e tyre do të jenë Algjeria dhe Korea e Jugut.

Grupi A – Brazili, Kameruni, Meksika, Kroacia
Grupi B – Spanja, Kili, Australia, Hollanda
Grupi C – Kolumbia, Bregu i Fildishtë, Japonia, Greqia
Grupi D – Uruguaj, Italia, Kosta Rika, Anglia
Grupi E – Zvicra, Ekuadori, Honduras, Franca
Grupi F – Argjentina, Nigeria, Irani, Bosnje Hercegovina
Grupi G – Gjermania, Gana, SHBA, Portugalia
Grupi H –Belgjika, Algjeria, Korea e Jugut, Rusia.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *