Home / Lajme / Maqedoni / Car Dushani përplas BDI-në dhe PDSH-në

Car Dushani përplas BDI-në dhe PDSH-në

19 dhjetor-“Me këtë votim dëshmuat se Car Dushanin e paskeni vendosur ju, BDI. Ju nuk po mbroni interesat shqiptare dhe kulturën shqiptare, meqë sot keni vendosur të diskutoni vetëm për kulturën serbe dhe vllahe, duke anashkaluar kulturën shqiptare”, ka theksuar Fazliu.

Deputetët e PDSH-së kanë kërkuar nga drejtuesja e Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive Ermira Mehmeti të plotësohet rendi i ditës dhe të vendoset edhe dy pika, vendosja e përmendores së car Dushanit dhe çështja e përdorimit të gjuhës shqipe.

Propozimi është hedhur poshtë nga deputetët maqedonas dhe ata shqiptarë të BDI-së.

Deputetet Ermira Mehmeti dhe Suzana Saliu, dhe deputeti Nexhati Jakupi, kanë votuar “kundër” për propozimin e PDSH-së, duke mos lejuar të gjenden dy çështjet e nxehta në rendin e ditës të seancës së sotme.

Votimi “kundër” ka sjellë reagimin e ashpër të deputetit Bekim Fazliu, i cili ka sulmuar deputetët shqiptarë të shumicës parlamentare, se kanë votuar njëjtë si deputetët serbë Dragisha Miletiq dhe Stoilkoviq.

“Me këtë votim dëshmuat se Car Dushanin e paskeni vendosur ju, BDI. Ju nuk po mbroni interesat shqiptare dhe kulturën shqiptare, meqë sot keni vendosur të diskutoni vetëm për kulturën serbe dhe vllahe, duke anashkaluar kulturën shqiptare”, ka theksuar Fazliu.

Reagimi i tillë nuk ka kaluar pa një koment të drejtueses së Komitetit, Ermira Mehmeti.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *