Home / Sport / City tremb Bayernin, 48 mln euro për Neuer

City tremb Bayernin, 48 mln euro për Neuer

Manchester City është duke përgatitur një tjetër lëvizje të bujshme në merkato. Këtë herë nën shënjestrën e anglezëve është vënë gardiani i Bayernit të Munichut, Manuel Neuer.

Trajneri Manuel Pellegrini u ka kërkuar drejtuesve të klubit që të bëjnë ofertë për gardianin e bavarezëve për të zgjidhur një herë e mirë problemet në portë

Manchester City është duke përgatitur një tjetër lëvizje të bujshme në merkato. Këtë herë nën shënjestrën e anglezëve është vënë gardiani i Bayernit të Munichut, Manuel Neuer. “Citizens” kanë pasur shumë probleme në portë gjatë këtij sezoni, ndaj trajneri Manuel Pellegrini u ka kërkuar pronarëve që të bëjnë edhe një tjetër sforco në merkato duke afruar Manuel Neuer. Sipas prestigjiozes “Daily Star” ofrta e anglezëve arrin shifrën e 48 milionë eurove, shifra më e lartë që është paguar aktualisht për një portier.

Nojer ka qenë një nga pikat më të forta të bajernit gjatë sezonit të kaluar kur ata arritën të fitonin 3 trofe, ndaj pritet të shihet se cila do të jetë përgjigja e zyrtarëve të lartë të Bayernit. Paga e 28-vjeçarit mund të ishte një shtysë e fuqishme që mund ta shtyjë atë drejt Anglisë, pasi tek Manchester City ai mund të përfitonte rreth 125 mijë euro në javë. Pak ditë më parë presidenti i Bayernit, karl Heinz-Rummenigge, u shpreh se bordi i klubit nuk ka ndërmend të largojë asnjë lojtar gjatë merkatos së janarit, por shifra marramendëse që ofrojnë anglezët mund të bëj që ata të ndërrojnë mendje.

City ka pasur probleme të mëdha këtë fillim sezoni me portën pasi të dy portierët që Pellegrini ka në dispozicion, Hart dhe Pantilimov, nuk kanë bindur me formën e tyre. Joe Hart duket larg formës së tij më të mirë, ndaj edhe trajneri ka vendosur ta lerë në stol duke aktivizuar Pantilimov. Edhe ky i fundit nuk është se ka bërë mrekullinë, ndaj zgjidhja e problemeve do të ishte Manuel Neuer.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *