Home / Sport / Cristiano, lojtari më i mirë sipas “World Soccer”

Cristiano, lojtari më i mirë sipas “World Soccer”

Cristiano Ronaldo është shpallur futbollisti më i mirë i vitit nga revista “World Soccer” me votat e gazetarëve nga e gjithë Bota.

Portugezi i Realit la pas argjentinasin Leo Messi dhe francezin Franck Ribery. Cristiano grumbulloi 1025 pikë, Messi 925, ndërsa Ribery 870.

Dhjetëshen e parë e plotësojnë Zlatan Ibrahimovic, Arjen Robben, Neymar, Philipp Lahm, Robin Van Persie, Robert Lewandowski dhe Gareth Bale.

Gjithashtu, kjo revistë ka shpallur Jupp Heynckes si trajnerin më të mirë të vitit. Tekniku veteran gjerman udhëhoqi Bayern Munchen në fitoren e Ligës së Kampioneve, Bundesligës dhe Kupës së Gjermanisë.

Heynckes la pas në votime Jurgen Klopp, Diego Pablo Simeone, Alex Ferguson dhe Vicente Del Bosque.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *