Home / Lajme / Maqedoni / Danimark: Ndahet nga jeta Alimurat Iseni – Lati

Danimark: Ndahet nga jeta Alimurat Iseni – Lati

Kopenhag, 19 dhjetor – Mbrëmë në ora 20:30 në Danimarkë është ndarë nga jeta Alimurat Iseni, gazetar në Radio Projektin21 që emiton program në gjuhën shqipe për bashkëatdhetarët tanë që jetojnë në Danimarkë.

Mbrëmë në ora 20:30 në Danimarkë është ndarë nga jeta Alimurat Iseni, gazetar në Radio Projektin21 që emiton program në gjuhën shqipe për bashkëatdhetarët tanë që jetojnë në Danimarkë. Alimurat Iseni ishte mërgimtarë nga fshati Dobrosht që punonte dhe vepronte në Kopenhagen të Danimarkës.

I ndjeri një kohë të gjatë vuante nga një sëmundje e rëndë e cila më në fund edhe ia mori jetën.

“Me hidhërim të thellë morëm lajmin se u nda nga mesi ynë, vëllai e miku ynë i mirë Alimurat Iseni – Lati. U shkëput nga vargoni jonë një shok e një mik i mirë, që na dhuroi shumë respekt e dashuri, nëpërmjet programeve të pregatitura në Radio Projektin21. Familja humbi njeriun e tyre më të dashur, bashkëshortin e urtë e të mençur, babain e përkushtuar për mirërritjen dhe edukimin e fëmijve me moralin me të lartë njerzor”, thuhet në mes tjerash në letrën e ngushllimit nga stafi i Radio Projekt21.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *