Home / Sport / Darkë pune mes gazetarëve shqiptar dhe kreut të FFM-së

Darkë pune mes gazetarëve shqiptar dhe kreut të FFM-së

Në këtë takim jo formal pune prezent ishin edhe sekretari i përgjithshëm i FFM-së, Dimitar Zizovski dhe anëtari i KD të FFM-së, Cane Serafimovski.

Shtëpia e futbollit vendor (FFM-ja) sonte në Shkup, shtroi një darkë pune për gazetarët shqiptar të sportit të cilët ndjekin aktivitetet e kësaj federate. Kjo darkë u shtrua me nismën e nënkryetarit të FFM-,së, z.Muhamet Sejdini me të vetmin qëllim që gazetarët shqiptar të shpalosin problemet me të cilat po ballafaqohen gjatë marrjes së informatave nga dora e parë. Por edhe për të dhënë sugjerimi rreth asaj se çfarë duhet ndryshuar në marrëdhëniet media-FFM-media.

Në këtë takim jo formal pune prezent ishin edhe sekretari i përgjithshëm i FFM-së, Dimitar Zizovski dhe anëtari i KD të FFM-së, Cane Serafimovski. Një praktikë të mbajtjes së takimeve të tilla me gazetarët shqiptar përherë të parë i aplikuan ish trajneri i kombëtares së Maqedonisë, Mirsad Jonuz me bashkëpunëtorin e tij Nexhat Shabani.

Gazetari Shaban Sinani, në emër të të gjithë gazetarëve, nënkryetarit Muhamed Sejdini i dhuroi një dhuratë modeste në shenjë të respektit.
Në darkën e përbashkët kanë qenë të pranishëm këta gazetarë sportiv: Shaban Sinani (Yllpress.com), Hajrush Mani (Radio Shkupi) Mustafa Ademi, Denis Shabani (MTV2), Safet Ademi, Mahir Thaci, Faton Zylbehari (Alsat-M), Avdyl Salihu (Zhurnal), Fisnik Nuhiu (Koha), Besnik Shabani (infosport.mk), Dritan Zenku (TV Gurra) dhe Reshat Ibrahimi (Lajm).

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *