Home / Lajme / Rajon / Dhjetëra kriminelë në radhët e xhandarmerisë serbe

Dhjetëra kriminelë në radhët e xhandarmerisë serbe

01 dhjetor – Rreth 60 pjesëtarë të xhandarmerisë serbe janë kriminel dhe me dosje voluminoze për krime të kryera dhe vepra të ndryshme penale.

Kjo bëhet e ditur nga gazeta “Blic” e cila ka nxjerrë një speciale me emrat e kriminelëve serb që janë pjesë e xhandarmerisë, një forcë policore luftarake e përfshirë në misione të caktuara, e cila së fundi me detyra special është përqëndruar në Luginën e Preshevës dhe zonat kufitare me Kosovën.

Vetëm në njësinë e Nishit janë 17 pjesëtarë të ngarkuar me vepra të ndryshme kriminale për dhunë, kërcënime, rrëmbime, drogë dhe vepra tjera. Por, siç dihet në këtë njësit janë edhe shumë pjesëtarë që kanë marrë pjesë në luftën e vitit 1999 në Kosovë. Në mesin e këtyre pjesëtarëve, disa prej tyre mbajnë edhe poste të larta udhëheqëse.

Sipas ligjeve për të qenë pjesë e organeve policore, këta kriminel nuk duhet të jenë pjesë e njësitit të famshëm serb. Zyrtarë të ministrisë së brendshme serbe kanë theksuar nevojën emergjente për reforma të thella në polici dhe organet tjera të sigurisë.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *