Home / Lajme / Maqedoni / Djali i Remzi Hoxhës kërkon nga Rama zbardhjen e zhdukjes së babait të tij

Djali i Remzi Hoxhës kërkon nga Rama zbardhjen e zhdukjes së babait të tij

22 dhjetor-Të na çojnë drejt eshtrave dhe kjo punë të mbarojë dhe ne do ia falim gjakun. Ne e dimë që babi im s’mund të kthehet, e dimë që ai është vrarë. Të mos i lënë në gjak edhe pasardhësit e tyre dhe të mos jetojnë me frikë dhe ne të mos jetojmë me atë dhembje e mllef. Të gjenden eshtrat, të bëhet një varr e ne do ia falim gjakun”, tha ai.

Djali i Remzi Hoxhës thotë se nëse përgjegjësit e zhdukjes së të atit, duke përfshirë edhe Sali Berishën, nuk tregojnë ku janë eshtrat e tij, atëherë do të veprojë vetë.

Në një konferencë për shtyp, Ardian Hoxha tha në emër të familjes së tij se të gjithë e dinë kush e ka kryer krimin, zhdukur, tortuar dhe vrarë Ramzi Hoxhën dhe fëmijët e tij presin që kjo të marrë fund një herë e përgjithshmonë.

Një ditë pas takimit me kreun e qeverisë , Rama, Ardiani vlerësoi se më në fund një kryeministër ka pranuar t’i presë dhe t’u premtojë se përgjegjësit e zhdukjes së të atit do të vihen para drejtësisë.

“Ishte 39 vjeç kur e zhdukën. Me rastin e kësaj dite familja jonë kërkoi të takohet me kryeministrin e Shqipërisë. E kemi kërkuar gjatë gjithë këtyre viteve dhe asnjeherë nuk kemi hasur në derë të hapur. Sot për herë të parë në gjithë këtë histori tragjike të familjes sonë lind një fije shprese se do realizohet ajo që ne kërkojmë, do gjenden eshtrat e babait tim.

Na jepet premtimi se do bëhet angazhimi maksimal dhe se eshtrat e babait tim do të gjenden dhe fajtorët do dalin para drejtësisë.

Ne kërkuam që institucioni i Kryeministrit të na ndihmonte dhe këtë dhimbje 18 -vjeçare ta përmbyllim. Unë si djalë i Remzi Hoxhës, bashkë me vëllain dhe xhaxhanë tim duam t’u kërkojmë këtyre personave që kanë kryer këtë krim dhe janë nga Sali Berisha, Bashkim Gazidede, Ilir Kumbaro, Arben Sefgjini dhe Budjon Meçe, të na kthejnë eshtrat. E gjithë bota e di kush e ka kryer krimin, zhdukur, tortuar dhe vrarë babin tim dhe ne si familje duam që kjo të marrë fund një herë e përgjithshmonë. Të na çojnë drejt eshtrave dhe kjo punë të mbarojë dhe ne do ia falim gjakun. Ne e dimë që babi im s’mund të kthehet, e dimë që ai është vrarë. Të mos i lënë në gjak edhe pasardhësit e tyre dhe të mos jetojnë me frikë dhe ne të mos jetojmë me atë dhembje e mllef. Të gjenden eshtrat, të bëhet një varr e ne do ia falim gjakun”, tha ai.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *