Home / Lajme / Maqedoni / Dokumente false dalin nga policia e Tetovës, vepër penale ndaj dy nëpunësve

Dokumente false dalin nga policia e Tetovës, vepër penale ndaj dy nëpunësve

Akuza ka të bëjë se në shtator të vitit 2010 janë përdorur të dhënat e një shtetasi me inicialet A.R, 34 vjeçar, për një person të panjohur, i cili përfitoi dokumentet personale, gjegjësisht letërnjoftimin biometrik. Këto të dhëna janë dhënë me pëlqimin e A.R.

Letërnjoftime false kanë dalur në qarkullim nga Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë. Dy të punësuar si referentë në sektorin për punë administrative pranë SPB-së në Tetovë do të përballet me vepër penale për keqpërdorim të vendit të punës.

Akuza ka të bëjë se në shtator të vitit 2010 janë përdorur të dhënat e një shtetasi me inicialet A.R, 34 vjeçar, për një person të panjohur, i cili përfitoi dokumentet personale, gjegjësisht letërnjoftimin biometrik. Këto të dhëna janë dhënë me pëlqimin e A.R.

Nga ana tjetër edhe një shtetas tjetër me inicialet G.B, 37 vjeç do të përballet me ligjin për falsifikim të dokumenteve dhe të dhënave personale si dhe përdorim të dokumenteve me përmbaje të rrejshme dhe falsifikuar.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *