Home / Lajme / Maqedoni / Dr. Bajram Kamberi mbrojti disertacionin e doktoraturës

Dr. Bajram Kamberi mbrojti disertacionin e doktoraturës

Më datën 19.11.2013 në amfiteatrin e Dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë, në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, Prim. Mr.Sci.dr. Bajram Kamberi, specialist i neurologjisë.

Dr. Bajram Kamberi me sukses e mbrojti disertacionin e doktoraturës me titull: “Analiza komparative e faktorëve të rrezikut dhe ndikimi i tyre mbi koncentrimin e plazmëhomocisteinës në paraqitjen e aksidentit vaskular cerebral iskemik primar në regjionin e Tetovës”, përpara komisionit përkatës në përbërje: prof.dr Vera Petrova, prof.dr Koço Dimitrovski, prof.dr Marija Krstevska, prof.dr Sasho Stojçev dhe prof.dr Ilija Xhonov me çrast arriti gradën shkencore: Doktor i shkencave mjekësore.

Anëtarët e komisionit ndër të tjera vlerësuan faktin që vlen të përmendet si një arritje e madh edhe e veçantë se kërkim e mbi këtë problematikë përsa i përket popullates shqiptare, nuk ka pasur më përpara në Republikën e Maqedonisë dhe në vendet tjera dhe se kjo është ndër veçoritë kryesore që e dallon këtë studim prej kërkimeve të tilla shkencore në këtë drejtim – fushë.

Studimi i faktorëve gjenetik tregoi se polimorfizmet e metilen tetra hidrofolatreduktazës nuk janë faktor i rëndësishëm rreziku,

Meshkujt shqiptar kishin normë më të madhe të prevalencës së hiperhomocisteinemisë se meshkujt maqedonas. Femrat shqiptare kishin normë më të madhe të prevalencës së hiperhomocisteinemisë se maqedonaset.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *