Home / Lajme / Maqedoni / Dr. Xhemazie Ibraimi doktoroi në shkencat jurudike

Dr. Xhemazie Ibraimi doktoroi në shkencat jurudike

6 dhjetor-Dr. Xhemazie Ibraimi është e lindur në 07.07.1975 në Tetovë, ku edhe e ka kryer shkollën fillore dhe të mesmen. Në vitin 2000 ka diplomuar në Fakultetin Juridik “Justiniani i I” në Shkup. Magjistarturën në fushën e shkencave juridike e mbaroi në vitin 2007 në Fakultetin Juridik “Justiniani i I” në Shkup me mbrojtjen e temës: “ Kontrolli mbi punën e administratës dhe përgjegjësia politike e saj” nën mentorimin e Dr.Prof. Borçe Davidkovski.

Dr. Xhemazie Ibraimi e mbrojti temën e doktoraturës “Konflikti administrativ-instrument për kontroll të ligjshmërisë të akteve administrative me theks të veçantë në Republikën e Maqedonisë”, dhe e morri titullin doktor i shkencave juridike nga lëmia e të Drejtës Administrative në Fakultetin e Drejtësisë pranë Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishitna”

Dr. Xhemazie Ibraimi është e lindur në 07.07.1975 në Tetovë, ku edhe e ka kryer shkollën fillore dhe të mesmen. Në vitin 2000 ka diplomuar në Fakultetin Juridik “Justiniani i I” në Shkup. Magjistarturën në fushën e shkencave juridike e mbaroi në vitin 2007 në Fakultetin Juridik “Justiniani i I” në Shkup me mbrojtjen e temës: “ Kontrolli mbi punën e administratës dhe përgjegjësia politike e saj” nën mentorimin e Dr.Prof. Borçe Davidkovski. Në bazë të bashkëpunimit ndëruniversitar në mes të Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe Universitetit të Prishtinës në vitin 2009 ka regjistruar doktoraturën.

Komisioni për mbrojtje i caktuar nga udhëheqësia e fakultetit juridik ishte në përbërje: Dr.sc. Osman Ismaili (mentor), Dr.sc. Arsim Bajrami (kryetar), Dr.sc. Bajram Pollozhani (anëtar) dhe Dr.sc. Visar Morina (anëtar).

Mbrojtja u zhvillua brenda sallës së mbushur përplot me profesorë, intelektualë dhe të interesuar për temën e sipërpërmendur dhe në një atmosferë tejet shkencore. Dr. Xhemazie Ibraimi e elaboroi brenda 30 minutave temën e sajë të punuar në përmasat më bashkëkohore.

Komisioni në përbërjen e sipërpërmendur shumë lartë i vlerësoi hulumtimet e Dr. Xhemazie Ibraimi dhe secili nga anëtarët me entuziazëm e përshëndeti punimin dhe e uroi kandidaten.

Tema e punuar dhe mbrojtja e suskseshme dhe në nivel të lartë nga ana e Dr. Xhemazie Ibraimi tregon qartë punën e palodhshme dhe kualitative të saj në lëmin e shkencave juridike, por njëkohësisht paraqet edhe krenarinë e shqiptarëve të nënqiellit tonë dhe më gjerë për një kuadër të pjekur dhe kualitativ në këtë periudhë kur më së tepërmi kemi nevojë e vençarisht kur bëhet fjalë për një femër shqiptare.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *