Home / Sport / Drita do të përforcohet për në pranverë

Drita do të përforcohet për në pranverë

“Pasi të zgjedhim çështjen e kryesisë do të mendojmë për ekipin. Mendoj se ka kohë për një gjë të tillë. Por sipas asaj që dijmë për momentin, pritet që Drita të jetë më e fortë në pranverë, pasi planifikohen disa përforcime. Do të ofrojmë në ekip dy ekstra futbollist që pritet të ngrejnë nivelin e lojës, ndërsa nuk përjashtojmë mundësinë që të marim edhe të tjerë përforcime që do të paraqiten në treg si lojtarë adekuat për ekipin tonë. Ndërkohë nuk besoj që të ketë largime nga skuadra. Nëse arrijmë të realizojmë këta plane, atëherë në pranverë do të kemi një Dritë më të fortë që do të synojë pozitat e kreut dhe rrikthimin në elitën e futbollit të Maqedonisë”, deklarojnë nga tabori i Dritës së Bogovinës.

Ish-anëtarja e Ligës së Parë, Drita e Bogovinës ka zhvilluar sezon mesatar në kategorinë e dytë të futbollit vendor. Bogovinasit nisën sezonin me -3 pikë, për shkak të ngjarjeve në ndeshjen e balotazhit për mbijetesë në Ligën e Parë, kur të pakënaqur me referimin futbollistët lëshuan takimin. Mirëpo kjo gjë nuk nxori nga ritmi ekipin, që arriti të konsolidohet në kohë dhe zhvilloi një sezon të kënaqshëm, nëse meren parasysh gjithë ngjarjet në skuadër, ndryshimet në kryesi dhe në fondin e futbollistëve, fillimi i vonshëm i përgatitjeve dhe gjithë problemet tjera me të cilat u përball skuadra. Ekipi sezonin e nisi me trajnerin Jeton Beqiri, i cili ishte ndër pikat kyç të konsolidimit të skuadrës, mirëpo pas humbjes së dytë sezonale erdhi deri te shkarkimi i tij nga pankina, ndërsa me ekipin vazhdoi punën Lupço Perinski. Drita nga 15 ndeshje të zhvilluara ka shënuar 7 fitore, 5 barazime dhe 3 disfata dhe me 23 pikë të tubuara mban pozitën e 6 në renditje. Bogovinasit kanë shënuar gjithsej 21 gol, ndërsa kanë pësuar 14-të. Ekipi është një pikë nga pozita e 4 ku gjendet Vrapçishti, ndërsa është 11-të pikë larg vendit të parë që mbahet nga Sileksi. “Duke patur parasysh gjithë rrethanat dhe ndodhitë në ekip, ne duhet të jemi të kënaqur me këtë që kemi arritur. Normal kemi patur investime dhe ndoshta do të ishte dashur të jemi më mirë, mirëpo edhe kështu nuk është keq, pasi në moment të caktuara edhe fati nuk ka qenë me ne”, deklarojnë nga tabori i Dritës. Pas fitores 2:1 në ndeshjen e fundit të sezonit vjeshtor me Pobeda Juniorin, futbollistët e Dritës janë në pushim dhe këto ditë pritet që në darkë të përbashkët të bëhet edhe zyrtarisht mbyllja e gjysmësezonit të parë. Paralajmërohen disa ndryshime në kryesinë e klubit, ndërsa pastaj do të bëhen plane për prforcimin e ekipit. “Këto ditë do të pastrohen shumë gjëra te Drita. Do të kemi mbledhje ku do të bëjmë një rezyme dhe vlerësim të punës së deritanishme, ndërsa me këtë rast duhet të bëjmë disa ndryshime në kryesi, me qëllim të riorganizimit dhe ngirtjes në një nivel edhe më të lartë të funksionimit të skuadrës”, sqarojnë bogovinasit, të cilët pretendojnë të përforcojnë ekipin për gjysmësezonin pranveror. “Pasi të zgjedhim çështjen e kryesisë do të mendojmë për ekipin. Mendoj se ka kohë për një gjë të tillë. Por sipas asaj që dijmë për momentin, pritet që Drita të jetë më e fortë në pranverë, pasi planifikohen disa përforcime. Do të ofrojmë në ekip dy ekstra futbollist që pritet të ngrejnë nivelin e lojës, ndërsa nuk përjashtojmë mundësinë që të marim edhe të tjerë përforcime që do të paraqiten në treg si lojtarë adekuat për ekipin tonë. Ndërkohë nuk besoj që të ketë largime nga skuadra. Nëse arrijmë të realizojmë këta plane, atëherë në pranverë do të kemi një Dritë më të fortë që do të synojë pozitat e kreut dhe rrikthimin në elitën e futbollit të Maqedonisë”, përfundojnë nga tabori i Dritës së Bogovinës.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *