Home / Lajme / Maqedoni / Dy vajza humbën jetën, ndërsa dy djem janë lënduar

Dy vajza humbën jetën, ndërsa dy djem janë lënduar

21 dhjetor – Dy vajza humbën jetën, ndërsa dy djem janë lënduar, në aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur herët në mëngjes rreth orës 4:40 minuta në rrugën Strumicë-Vallandovë.

Aksidenti ka ndodhur, ashtu siç informojnë nga policia, kur 25 vjeçari P.K. nga Negorci i Gjevgjelisë i cili ka drejtuar veturën “opel vektra” e ka humbur kontrollin mbi automjetin, ka dalur nga rruga dhe ka rënë në humnerë. N.M. (25) nga Negorci dhe M.P. (31) nga Miravci kanë vdekur në vendngjarje, derisa shoferi dhe bashkudhëtari T.D. (25) nga Gjevgjelia kanë marrë lëndime.
Sipas informatave të gjithë katër personat kanë qenë kolegë dhe janë kthyer në shtëpi pas
përfundimit të orarit të punës në kazinon ku kanë qenë të punësuar. Policia ka kryer ekspertizë në vendin e aksidentit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *