Home / Sport / E konfirmuar: Barça do ta ndërtoj një mega stadium

E konfirmuar: Barça do ta ndërtoj një mega stadium

Barcelona ka konfirmuar planin e tyre për ta ndërtuar një stadium të ri edhe më të madh se Camp Nou. Skuadra katalunase raportohet se do ta ndërtoj një stadium që do ketë kapacitet 105.000 tifozë dhe do bëhej i treti më i madh në botë. Aktualisht vendin e parë e zënë stadiumet Rungrado May Day në Korenë Veriore me 150 mijë tifozë dhe Saltlake ,Stadium në Kalkuta që zë 120 mijë tifozë.

Barcelona do të ketë një stadium të ri. Akoma nuk është përcaktur vendi ku ai do të ndërtohet, por është e sigurtë që stadiumi i ri Barcës do të jetë i mbuluar dhe dhe do të ketë një kapacitet prej 105 mijë vendesh, 7 mijë më shumë sec ka aktualisht “Camp Nou”. Lajmi është konfirmuar dhe nga vetë klubi katalanas, i cili gjithsesi po shqyrton për momentin projektet. Këshilli Administrativ i klubit katalanas ka dy ide, rindërtimin e stadiumit aktual Camp Nou, e cila do të kishte një kosto më të ulët financiare. Ndërkohë që ndërtimi i një impianti të ri kërkon një buxhet më të madh.

Nëse do të miratohet projekti i dytë, zona në të cilën do të ngrihet stadiumi i ri do të jetë në lagjen e komunitetit katalan Avenida Diagonal, shkruan “Daily Mail”.

Në mes të janarit këshilli administrativ i blaugranave do të mblidhet sërish për të marë një vendim përfundimtar. Sipas as që deklaroi zëdhënësi për shtyp i skuadrës spanjolle Toni Freixa, rezultati në të dyja rastet do të jetë një stadium i mbuluar me një kapacitet prej 105 mijë spektatorë.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *