Home / Lajme / Maqedoni / Edi Rama falenderon Menduh Thaçin për informatat burimore që ia jep për Maqedoninë (VIDEO)

Edi Rama falenderon Menduh Thaçin për informatat burimore që ia jep për Maqedoninë (VIDEO)

Tiran, 27 dhjetor – Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, të premten ka realizuar vizitë zyrtare në Tiranë, ku është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Në takim është biseduar për çështje me rëndësi për shqiptarët, për zhvillimet e fundit politike në Maqedoni dhe rajon, procesin integrues të dy vendeve si dhe tema tjera me interes të përbashkët. “Thaçi e ka informuar kryeministrin shqiptar se procesi integrues i Maqedonisë është plotësisht i bllokuar dhe nuk ka asnjë sinjal që do të nënkuptonte debllokimin e këtij procesi.

Kryetari i PDSH-së ka shprehur qëndrimin se Qeveria e Maqedonisë vazhdon edhe më tej të me politikën antishqiptare duke i diskriminuar dhe varfëruar skajshmërish shqiptarët dhe si pasojë gjendja e shqiptarëve në Maqedoni është më e rëndë se asnjëherë më parë”, thuhet në njoftimin e PDSH-së. Me tej në njoftim theksohet se kryeministri i Shqipërisë ka falënderuar kryetarin e PDSH-së për informatat burimore rreth zhvillimeve në Maqedoni, duke potencuar se Qeveria e Shqipërisë ndjek me vëmendje të veçantë situatën aktuale politike në Maqedoni dhe se integrimi sa më i shpejtë i Maqedonisë në strukturat euroatlantike do të ishte në interes jo vetëm të shqiptarëve, por edhe të mbarë rajonit.

Në këtë takim ka qenë i pranishëm edhe deputeti socialist, Taulant Balla.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *