Home / Sport / Elham Alili, djaloshi që ëndëron të ndjek Xherdan Shaqirin

Elham Alili, djaloshi që ëndëron të ndjek Xherdan Shaqirin

“Kam filluar të ushtroj futboll në moshën 8-të vjecare dhe hapat e parë i kam bërë të skuadra e Bassersdorfit ku jam edhe tani. E dua shumë futbollin dhe shpresoj që të arrij të bëhem lojtar i njohur dhe i suksesshëm. Më pëlqejnë shumë lojtarë, prej të cilëve tentoj të mësoj. I dua Xhemajilin, Memedin dhe Xhakën, por do të kisha dashur që të ndjek hapat e Xherdan Shaqirit, i cili ka arritur suksese shumë të mëdha në karrierën”, deklaron 14-të vjecari Elham Alili.

Kohëve të fundit suksesi i shqiptarëve në vendet më të avansuara evropiane është bërë dicka e zakontë dhe thuajse dita ditës ndëgjojmë për ndonjë emër të rij që nxjer në pah talentin në fusha të caktuara të jetës. Natyrisht futbolli është sporti ku shkëlqejnë talentët shqiptarë dhe Zvicra avanson në këtë drejtim me 5-6 futbollistë që janë vazhdimisht pjesë e kombëtares më të mirë. Xhemajli, Memedi, Xhaka, Behrami dhe Kasami janë pjesë e rëndësishme e formacionit Zviceran që vitin e ardhshëm do të luajë në Botërorin ‘Brazil 2014’, ndërsa padyshim se lideri i kësaj kombëtareje është ylli i Bayernit të Munihut, Xherdan Shaqiri. Pikërisht gjilanasi është shembulli që dëshiron të ndjekë talenti i ri Elham Alili. I lindur më 14 maj të vitit 2000 në Cyrih të Zvicrës, djaloshi me prindër nga Zhelina e Tetovës tregon talent të jashtëzakonshëm për sportin e futbollit. Ai në moshën 8-të vjecare nis të ushtrojë te skuadra e FC Bassersdorf, vend që gjendet në periferi të Cyrihut. Duke u dalluar me talentin e tij, Alili nga viti në vit është avansuar në gjeneratat më të larta. “Kam filluar të ushtroj futboll në moshën 8-të vjecare dhe hapat e parë i kam bërë të skuadra e Bassersdorfit ku jam edhe tani. E dua shumë futbollin dhe shpresoj që të arrij të bëhem lojtar i njohur dhe i suksesshëm. Më pëlqejnë shumë lojtarë, prej të cilëve tentoj të mësoj. I dua Xhemajilin, Memedin dhe Xhakën, por do të kisha dashur që të ndjek hapat e Xherdan Shaqirit, i cili ka arritur suksese shumë të mëdha në karrierën”, tregon ëndërat e tij Elham Alili, i cili gjatë këtyre viteve te skuadra e Bassersdorfit është dalluar me teknikë të mirë, goditje precize, futbollistë që assiston shumë, ndërsa nuk i mungon nuhatja për gol. Paraqitjet e mira bënë që interes për të të shfaqin ekipe më të mëdha në Zvicër. ”Kam shënuar 72 gola për Bassersdorfin dhe kam dhënë shumë assiste për bashkëlojtarët. Në vitin 2012 më ftuan në testime te Grashopper Club Zurich, të cilët shfaqën interes për të më angazhuar. Për fat të keq në seancën e fundit stërvitore te skuadra e Bassersdorfit pësova një lëndim dhe te Grashopperi shkova i dëmtuar. Kjo më bëri që mos të jem në gjendje të jap maksimumin tim dhe si pasojë dështoi kalimi im atje. Mirëpo unë nuk dorëzohem, do të vazhdoj të punoj shumë për të arritur një ditë të kaloj në ndonjë ekip më të fortë”, shprehet 14-të vjecari. Ai është tifoz i Barcelonës dhe pëlqen yllin brazilian Neymar, ndërsa megjithse ka lindur dhe jeton në Zvicër, në asnjë moment nuk largon vëmendjen nga Shkëndija e Tetovës. “Shkëndijën e dua dhe gjithmonë ndjek ndeshjet në internet. Kur jam në Maqedoni nuk lëshoj rastin të jem në stadium për të parë për së afërmi ndeshjet e Shkëndijës. Ndërsa në Evropë skuadra që më pëlqen është Barcelona. Messi është futbollisti që ka bërë historinë dhe që kënaqem kur e shoh si luan, mirëpo mua më pëlqen shumë Neymar. Pikërisht ai është arsyeja që edhe unë mbaj në shpinë numrin 11-të te skuadra e Bassersdorfit. Shpresoj që një ditë edhe unë të jem futbollist i suksesshëm”, përfundoi bisedën Elham Alili, i cili nëse vazhdon të punojë me përkushtim maksimal, ndoshta edhe do të arrijë të realizojë ëndërat e tij fëmijërore. Tek e fundit dikur fëmijë ishin edhe Shaqiri, Memedi dhe Xhemajli, mirëpo sot ata sundojnë në futbollin evropian. 

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *