Home / Sport / Europa League: Përfundon faza kualifikuese nëpër grupe

Europa League: Përfundon faza kualifikuese nëpër grupe

Me ndeshjet e zhvilluara mbrëmë pas Ligës së kampionëve, përfundon faza kualifikuese nëpër grupe edhe në Europa League, ku në pranverë do të përfshihen edhe skuadrat të cilat janë renditur të tretat në fazën grupore të Champions League dhe kjo garë do të bëhet edhe më e fortë.

Gjermania dhe Anglia e humbën nga një skuadër në Europën e vogël.
Frajburgu dhe Uigani u eleminuan, ndërsa kaluan pengesën ekipe të vendeve modeste si Bullgaria, Sllovenia apo Danimarka.
Frajburgu u eleminua pasi u mund në fushën e vet nga Sevilja me rezultatin 2-0.
Golat që e dënuan erdhën nga Iborra dhe Rusesku.
Maribori slloven shkaktoi edhe ai një të papritur pasi nxorri jashtë Uiganin e Anglisë.
Miqtë shënuan të parët me penalltinë e Gomezit, por Mezga dhe Filipoviç përmbysën shifrat.
Maribori do të jetë në Europë edhe në pranverë.
Ajntrahti i Frankfurtit e kaloi turin, duke fituar edhe ndeshjen e fundit. Gjermanët mundën 2-0 në fushën e tyre APOEL-in qipriot, me gola të realizuar nga Shrok dhe Djakpa.
Shumë mirë Totenhemi anglez. Skuadra e trajnerit Vijas Boas mundi 4-1 Anzhin e fortë të kampionatit rus. Sulmuesi spanjoll, Roberto Soldado shënoi 3 gola, ndërsa Totenhem I fitoi të 6 ndeshjet në grup.
Në turin tjetër kaluan ekipe të konsideruar modestë si Ludogorec I Bullgarisë, Esbjerg I Danimarkës apo Çornomorec i Ukrainës.
Të 24 skuadrat e kualifikuara do të bashkohen me 8 të ardhura nga Championsi, mes të cilave Juventusi, Napoli, Benfika apo Ajaksi.
Të gjithë do tëp resin shortin e së hënës.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *