Home / Lajme / Maqedoni / EVN promovon faturat elektronike në Tetovë

EVN promovon faturat elektronike në Tetovë

3 dhjetor-Në dy javët e ardhshme në hapësirë të veçantë para pikave pagesore, shfrytëzuesit do mund të paraqiten për këto shërbime pa pritur në radhë në banka apo në ndonjë zyrë pritjeje. Procedurën e paraqitjes në banka për nënshkrimin e llogarisë së përhershme dhe evidentimin e shfrytëzuesve për shërbimin e-fatura e organizon EVN- Maqedoni.

EVN- Maqedoni vazhdon me promovimin alternativ të shërbimeve (fatura elektronike) e-fatura dhe llogari të përhershme për shfrytëzuesit në Manastir dhe Tetovë. Në dy javët e ardhshme në hapësirë të veçantë para pikave pagesore, shfrytëzuesit do mund të paraqiten për këto shërbime pa pritur në radhë në banka apo në ndonjë zyrë pritjeje. Procedurën e paraqitjes në banka për nënshkrimin e llogarisë së përhershme dhe evidentimin e shfrytëzuesve për shërbimin e-fatura e organizon EVN- Maqedoni. Me shfrytëzimin e këtyre shërbimeve shmanget pagesa e vonuar e faturave të energjisë elektrike dhe normat eventuale të interesit dhe masave tjera ligjore që dalin nga mospagesa në kohë e faturave. Përskaj shërbimit e-fatura dhe llogari e përhershme, qytetarët mund ta shfrytëzojnë edhe shërbimin “kutia elektronike” ku përmes thirrjes në numrin 089089089 mund të merren informata për lartësinë e faturës së fundit për shfrytëzim të energjisë elektrike dhe për borxhin e plotë.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *