Home / Lajme / Maqedoni / Familja Jashari, padi për vrasjen e Muhamedaliut

Familja Jashari, padi për vrasjen e Muhamedaliut

14.12.2013. Familja Jashari nga Kondova ka ngritur padi ndaj ministrisë së arsimit, qytetit të Shkupit dhe komunës Karposh

Familja Jashari nga Kondova ka ngritur padi ndaj ministrisë së arsimit, qytetit të Shkupit dhe komunës Karposh për të kërkuar dëmshpërblimin që u takon me ligj për vrasjen e djalit të tyre Muhamedali Jashar dy vite më parë në oborrin e shkollës së mesme “Zdravko Cvetkovski”. Padia vjen pas shterjes së të gjitha mundësive që dëmshpërblimi të realizohet përmes procedurave jashtëligjore me Institucionet e lartpërmendura. Vlera prej 11 milion denarëve që kërkohet si dëmshpërblim, sipas avokatit Oliver Vuksanoviq është simbolike në krahasim me dhimbjen e përjetuar nga ana e familjarëve.

“Vlerësoj se janë shterur të gjitha mundësit për marrëveshje jashtë ligjore me institucionet të cilave iu drejtuam disa herë dhe kemi realizuar takime, kemi marr edhe pëlqim se institucionet duhet të ofrojnë dëmshpërblim për familjen Jashari por se kjo nuk mund të realizohet për shkak të mjeteve të papara në buxhetet e tyre dhe kërkojnë shqyrtim të supozimeve të kërkesës për marrëveshje jashtë ligjore në një procedurë kontradiktore gjyqësore prandaj edhe është ngritur padia”, tha Oliver Vuksanoviq, avokat.

Vuksanoviq thotë se padia e ngritur bazohet në më shumë ligje si dhe në strategjinë për uljen e dhunës nëpër shkolla në Maqedoni të miratuar në vitin 2012 ndërsa e iniciuar pas rastit Jashari. Nëse edhe kjo formë rezulton e pasuksesshme, avokati nuk përjashton mundësinë që lëndën ta dorëzojë në gjykatën ndërkombëtare për të drejtat e njeriut në Strasburg. I riu Muhamedali Jashari humbi jetën në prill të vitit 2011 në oborrin e shkollës së mesme “Zdravko Cvetkovski”, pasi ishte përfshirë në mbrojtje të shokut, i cili ishte sulmuar nga dy persona të tjerë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *