Home / Sport / FFM shpalli më të mirët dhe injorioi shqipen (VIDEO)

FFM shpalli më të mirët dhe injorioi shqipen (VIDEO)

Shkup, 26 dhjetor – Epiteti i futbollistit të vitit në Maqedoni i takoi kapitenit të Majncit dhe njëherit anëtarit të përfaqësueses së Maqedonisë, Nikollçe Novevski. “Ky është një moment i veçantë në karrierën time. Këtë çmim ia dedikoi familjes sime dhe me siguri se ky çmim do të jetë në stimul për më tej në karrierën time” , tha shkurt pas çmimit të marrë Nikollçe Novevski.

Shqiptarët kanë marrë një shuplakë të fuqishme në manifestimin e FFM-së për zgjedhjen e më të mirëve për vitin që lëmë pas. Duke lënë pas vitin e kaluar kur Agim Ibraimi u shpall futbollist i vitit, me atë që ndodhi të mërkurën mbrëmë lirisht mund të thuhet se kurë më parë shqiptarët nuk kanë qenë të injoruar në këtë nivel. Gjithçka ka nisur me arritjen e nën-kryetarit të FFM-së Muhamed Sejdini në sallë kur edhe është krijuar rëmujë pasi numri ‘2’ i federatës nuk gjente vendin e tij për tu ulur. Ndoshta qëllimisht, ndoshta jo, apo edhe nga mosdija, por organizatorët kishin shkuar aq larg sa që nuk kishin rezervuar vend për tu ulur për nën-kryetarin Muhamed Sejdini. Është dashur reagimi i disa anëtarëve të Këshillit Drejtues për të përmirësuar këtë ‘gafë’ të pafalshme. Ky ishte vetëm paralajmërim për atë që do të ndodhte më vonë, kur gjatë gjithë manifestimit nuk është ndëgjuar asnjë fjalë e vetme në gjuhën shqipe. Tek shpërblimet përveç disa nominimeve të rralla, nuk kishte fitues asnjë shqiptar nëse përjashtojmë Astrit Merkon që u shpall trajneri më i mirë në futbollin e femrave. Sa i përket shpërblimeve epiteti i futbollistit të vitit në Maqedoni i takoi kapitenit të Majncit dhe njëherit anëtarit të përfaqësueses së Maqedonisë, Nikollçe Novevski, ndërkohë futbollisti më i mirë në kampionatin vendor u shpall, sulmuesi i Horizont Turnovës, Dejan Bllazhevski. Epiteti i trajnerit më të mirë për vitin 2013-të i takoi Bllagoja Milevskit, i cili me Vardarin u shpall kampion, derisa si trajner më i mirë për kategoritë e reja u shpall Aleksandar Vasovski, poashtu nga KF Vardari. Ish futbollisti i Vardarit Jovan Kostovski pranoi çmimin e golashënuesit më të mirë të kampionatit vendor, derisa strategut strugan Astrit Merko iu nda çmimi për trajnerin më të mirë në futbollin e femrave. Kur jemi tek gjinia më e bukur, vlen të përmendet se Natasha Andonova u shpall si futbolliste më e mirë e Maqedonisë, ndërkohë Еlena Jakovska fitoi çmimin e golashnueses më të mirë. Futbollisti i Metalurgut Marjan Radevski u shpall si futbollisti i ri më i mirë në vend, Martin Hristov nga Makedonija Gjorçe Petrovi është golashënuesi më i mirë në kategoritë e të rinjëve, ndërkohë epiteti i skuadrës më të mirë në këtë kategori i takoi Metalurgut. Ekipi më fer-plej në elitën e futbollit në vend u shpall Rabotniçki, presidenti i tyre Dragan Popovski pranoi çmimin si punëtori më i mirë sportiv, ndërkohë Dimitar Meçkarovski u shpall arbitër më i mirë për vitin që jemi duke lënë pas. Çmimin për trajnerin më të mirë në futsall e fitoi Zoran Lekiq, nga klubi Skopje 2011, ndërsa epiteti i futbollistit më të mirë në këtë kategori i takoi futbollistit të Skopje 2011, Dragan Petroviq, i cili njëherit është edhe pjesë e kombëtares së Maqedonisë në futsall. Çmimi për vepër jetësore i takoi seleksionuesit të parë të Maqedonisë, Andon Donçevski, nën drejtimin e të cilit kombëtarja e Maqedonisë para 20 viteve në Kranj zhvilloi ndeshjen e parë kundër Sllovenisë. Këtë çmim në emër të Donçevskit i cili opinionit më të gjërë iu drejtua përmes një video inçizimi nga Asutralia e largët, e pranoi legjenda e Vardarit, Koço Dimitrovski, ndërsa selskionuesi i ri i kombëtares “verdhë e kuq”, Boshko Gjurovski nga të pranishmit në shenjë respekti ndaj Donçevskit kërkoi që të ngriten në këmbë dhe me një duartrokitje të fuqishme ta përshëndesin seleksionuesin e parë të kombëtares së futbollit.

Këto janë shpërblimet e futbollistëve dhe punëtorëve sportiv:

Nikolçe Noveski-futbollist më i mirë
Dejan Blazevski-futbollist më i mirë i kampionatit vendor
Marjan Radeski-futbollist më i mirë i ri
Jovan Kostovski-golashënues më i mirë
Metalurg-ekipi më i mirë në kategori të reja
Astrit Merko-trajner më i mirë në futbollin e femrave

Natasha Andonoska-futbolliste më e mirë
Rabotnicki-fair play
Blagoja Milevski-trajner më i mirë
Aleksandar Vasovski-trajner më i mirë në kategori të reja
Dimitar Meckarovski-refer më i mirë
Dragan Petrovic – futbollist më i mirë në futsall
Andon Doncevski-vepër jetësore

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *