Home / Sport / FFM shpalli më të mirët për vitin 2013-të

FFM shpalli më të mirët për vitin 2013-të

Epiteti i futbollistit të vitit në Maqedoni i takoi kapitenit të Majncit dhe njëherit anëtarit të përfaqësueses së Maqedonisë, Nikollçe Novevski, ndërkohë futbollisti më i mirë në kampionatin vendor u shpall, sulmuesi i Horizont Turnovës, Dejan Bllazhevski.

Federata e Futbollit të Maqedonisë sonte në hotelin “Aleksandar Pallas” shpalli më të mirët për vitin 2013-të. Ashtu edhe siç u paralajmërua më parë, epiteti i futbollistit të vitit në Maqedoni i takoi kapitenit të Majncit dhe njëherit anëtarit të përfaqësueses së Maqedonisë, Nikollçe Novevski, ndërkohë futbollisti më i mirë në kampionatin vendor u shpall, sulmuesi i Horizont Turnovës, Dejan Bllazhevski.“Ky është një moment i veçantë në karrierën time. Këtë çmim ia dedikoi familjes sime dhe me siguri se ky çmim do të jetë në stimul për më tej në karrierën time” – tha shkurt pas çmimit të marrë Nikollçe Novevski.“Vërtetë jam i gëzuar për këtë çmim, mirëpo duhet pranuar se meritë për këtë gjë kanë edhe bashkëlojtarët e mi, pa ndihmën e të cilëve nuk do të mund të arrijsha deri te ky çmim” – u shpreh Dejan Bllazhevski.Rikujtojmë Bllazhevski në gjysmësezonin e parë të elitës së futbollit në vend në 19 ndeshje shënoi po aq gola, duke qenë ndër më të merituarit për titullin kampion vjeshtor të Horizont Turnovës.Epiteti i trajnerit më të mirë për vitin 2013-të i takoi Bllagoja Milevskit, i cili me Vardarin u shpall kampion, derisa si trajner më i mirë për kategoritë e reja u shpall Aleksandar Vasovski, poashtu nga KF Vardari.Ish futbollisti i Vardarit Jovan Kostovski pranoi çmimin e golashënuesit më të mirë të kampionatit vendor, derisa strategut strugan Astrit Merko iu nda çmimi për trajnerin më të mirë në futbollin e femrave.Kur jemi tek gjinia më e bukur, vlen të përmendet se Natasha Andonova u shpall si futbolliste më e mirë e Maqedonisë, ndërkohë Elena Jakovska fitoi çmimin e golashnueses më të mirë.Futbollisti i Metalurgut Marjan Radevski u shpall si futbollisti i ri më i mirë në vend, Martin Hristov nga Makedonija Gjorçe Petrovi është golashënuesi më i mirë në kategoritë e të rinjëve, ndërkohë epiteti i skuadrës më të mirë në këtë kategori i takoi Metalurgut.Ekipi më fer-plej në elitën e futbollit në vend u shpall Rabotniçki, presidenti i tyre Dragan Popovski pranoi çmimin si punëtori më i mirë sportiv, ndërkohë Dimitar Meçkarovski u shpall arbitër më i mirë për vitin që jemi duke lënë pas.Çmimin për trajnerin më të mirë në futsall e fitoi Zoran Lekiq, nga klubi Skopje 2011, ndërsa epiteti i futbollistit më të mirë në këtë kategori i takoi futbollistit të Skopje 2011, Dragan Petroviq, i cili njëherit është edhe pjesë e kombëtares së Maqedonisë në futsall.Çmimi për vepër jetësore i takoi seleksionuesit të parë të Maqedonisë, Andon Donçevski, nën drejtimin e të cilit kombëtarja e Maqedonisë para 20 viteve në Kranj zhvilloi ndeshjen e parë kundër Sllovenisë. Këtë çmim në emër të Donçevskit i cili opinionit më të gjërë iu drejtua përmes një video inçizimi nga Asutralia e largët, e pranoi legjenda e Vardarit, Koço Dimitrovski, ndërsa selskionuesi i ri i kombëtares “verdhë e kuq”, Boshko Gjurovski nga të pranishmit në shenjë respekti ndaj Donçevskit kërkoi që të ngriten në këmbë dhe me një duartrokitje të fuqishme ta përshëndesin seleksionuesin e parë të kombëtares së futbollit.Rikujtojmë vitin e kaluar epiteti i futbollistit më të mirë të vitit i takoi futbollistit tetovarë, Agim Ibraimi.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *