Home / Lajme / Maqedoni / FG-PDSH: Ky pushtet arrestoi e burgosi edhe nënat e motrat shqiptare

FG-PDSH: Ky pushtet arrestoi e burgosi edhe nënat e motrat shqiptare

24 dhjetor-
Kuvendin e përshëndetën Kryetarja e këtij forumi, Merale Uzeiri dhe nënkryetari i PDSH, Miat Sadiku. Ato theksuan nevojën e angazhimit të gruas shqiptare në mënyrë më active në jetën politike dhe në stukturat e PDSH-së. Për Kryetaren e FGSH-së angazhimi i gruas shqiptare parqet garancë për një të ardhme më të sigurtë të brezit të ri. Ndërsa nënkryetari i PDSH theksoi se shumica e telasheve që hqiptarët i përjetojnë sot janë rezultat i politikës nënçmuese që kultivon BDI.

Të dielën në ambientet e Partisë Demokratike Shqiptare në Gostivar u mbajt kuvendi zgjedhor i degës së Forumit të Gruas Shqiptare(FGSH).

Anëtaret e kuvendit zgjedhorë të këtij forumi zgjodhën Teuta Ismailin, për Kryetare të re të FGSH-së dega në Gostivar.

Kryetarja e posa zgjedhur ndër të tjerat theksoi: “E keqa dhe zullumi që na rrethojnë për vite me radhë vazhdimisht rriten dhe ndërrojnë formë. Dje burgosnin nënat dhe motrat shqiptare, sot rrihen fëmijët nëpër autobus, në rrugë, në oborr të shkollës, dhe po sot diskriminimi ekonomik është instrumenti me të cilin mbahet peng çdo shqiptarë që guxon të mendojë ndryshe nga pushteti. Në rethanat e rezikimit tone nuk guxojmë të jemi indiferente. Nuk guxojmë të sillemi me papërgjegjësi, sepse rrezikojmë të tashmen dhe të ardhmen e fëmijëve tanë.”

Sipas saj zgjidhja nga kjo situatë është politika e PDSH-së dhe Marrëveshja e re si pjesë e platforms së kësaj partie.

Kuvendin e përshëndetën Kryetarja e këtij forumi, Merale Uzeiri dhe nënkryetari i PDSH, Miat Sadiku. Ato theksuan nevojën e angazhimit të gruas shqiptare në mënyrë më active në jetën politike dhe në stukturat e PDSH-së. Për Kryetaren e FGSH-së angazhimi i gruas shqiptare parqet garancë për një të ardhme më të sigurtë të brezit të ri. Ndërsa nënkryetari i PDSH theksoi se shumica e telasheve që hqiptarët i përjetojnë sot janë rezultat i politikës nënçmuese që kultivon BDI.

Mysafirë të kuvendit ishin edhe deputetët: Sadije Iljazi, Orhan Ibrahimi dhe Gazmend Aliu si dhe kryetari i degës së PDSH-së nëGostivar, RushitVeapi.

Ky kuvend është në vazhdën e ristrukturimit të kësaj structure të PDSH-së, i cili proces pritet të përmbyllet në ditët në vijim me Konferencë të FGSH-së.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *