Home / Lajme / Maqedoni / Filloi me punë poliklinika Vitae në Tetovë

Filloi me punë poliklinika Vitae në Tetovë

20 dhjetor- “Kjo poliklinikë do të jetë n shërbim të qytetarëve, pra kishte nevojë për një ambulantë të këtillë modern. DIhet se mjekët amë janë të stërmbushur me pacient dhe normalisht këtu do të meren të gjitha shërbimet e nevojshme gjatë shtatzanisë dhe më të gjitha analizat dhe testet”, tha Olivera Kuzmanosvka gjinekologe

Tetovës iu shtua edhe një poliklinikë private. Bëhet fjalë për Poliklinikën moderne Vitae, e cila u promovua para banorëve të Tetovës. Kjo Poliklinikë që gjendet në rrugën “Jordan Zllatanovski” në lagjen Cetinska, pacientëve do t`ju ofrojë shërbime të përgjithsme mjekësore edhe atë mjekun amë, vizita shtëpiake, diagnostifikime dhe terapi. Ajo që është karakteristike e kësaj Poliklinike është reparti gjineokologjik dhe akusherik në të cilat do të punojnë mjek të dëshmuar për të dhënë ndihmën e tyre gjatë tërë kohës së shtatzanisë, njofton Tv KOHA.

“Kjo poliklinikë do të jetë n shërbim të qytetarëve, pra kishte nevojë për një ambulantë të këtillë modern. DIhet se mjekët amë janë të stërmbushur me pacient dhe normalisht këtu do të meren të gjitha shërbimet e nevojshme gjatë shtatzanisë dhe më të gjitha analizat dhe testet”, tha Olivera Kuzmanosvka gjinekologe.Ndërkaq, drejtoresha e kësaj poliklinike Emilija Çaki, shprehet se në këtë poliklinikë do të ketë mjek me përvojë të njohur në lëmine tyre, raporton Tv KOHA.

Kjo poliklinikë do të ketë tre shërbime kryesore edhe atë, ambulantën për gjineokologji, akusheri dhe laboratorin për biohemi. Ishte koha që të kemi një ambulantë të këtillë me kushte mdoerne, tha ajo. Në poliklinikën Vitae do të bëhen edhe analiza laboratorike me paraturë të sofistikuar dhe analiza të shpejta dhe të sakta, transmeton TV KOHA.

Sipas drejtuesve të kësaj poliklinike e njejta do të jetë në shërbim të qytetrarëve për të ofruar kushte më moderne dhe shërbime cilësore në çdo kohë.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *