Home / Lajme / Maqedoni / Georgievski: Pas 15 viteve Maqedonia shtet i shqiptarëve

Georgievski: Pas 15 viteve Maqedonia shtet i shqiptarëve

20 dhjetor – Ish-kryeministri Lubço Georgievski thotë se nuk është ithtar i idesë për krijimin e shteteve të pastra etnike në Ballkan.

Ish-kryeministri i Maqedonisë dhe lideri i VMRO-Popullore, Lubço Georgievski ka theksuar se pas 15 viteve Maqedonia do të bëhet shtet shqiptar, ndërsa më pak se 8 vite shtet i dominuar nga myslimanët.

Ai këtë e ka theksuar në një intervistë për gazetën bullgare “Presse”, duke folur mbi çështjet strategjike të vendit, zgjidhjen e emrit dhe problemet e tjera me të cilat po ballafaqohet vendi.

Georgievski nënvizoi se nuk është ithtar i idesë për krijimin e shteteve të pastra etnike në Ballkan.

“Idetë për shtetet etnike duhet shqyrtuar në konferenca ballkanike, ku të gjitha shtetet do të dakordoheshin dhe kjo do të ishte hap drejt paqes, dhe jo të përballemi me luftëra. Nëse analizojmë situatën, do të shohim se proceset nuk kanë ecur mirë. Bosnja ekziston vetëm në letër, Kosova akoma është e ndarë dhe ka probleme midis shqiptarëve dhe serbëve. Maqedonia është në jostabilitet të vazhdueshëm, dhe ekzistimi i saj varet vetëm nga vullneti i mirë i shqiptarëve. Unë kuptova se ideja e tillë për shtete etnike nuk mund të përpunohet dhe tashmë nuk jam ithtar aktiv i saj”, theksoi Lubço Georgievski.

Sipas tij, nëse duhet parë në mënyrë strategjike Ballkanin, duhet të merret parasysh fakti se në vitin 2020, Maqedonia do të trajtohet si shteti i katërt mysliman në Evropë. Ai vlerëson se ka tendenca të neotomanizmit dhe turqizmit në Maqedoni, ku janë hapur shumë shkolla turke, mbi 1 mijë studentë turq studiojnë dhe mbeten për të jetuar në Maqedoni, shumica e romëve deklarohen turq dhe kërkojnë shkolla turke, dhe se kjo sipas Georgievskit me lehtësi po pranohet nga shteti.

Georgievski nënvizon se në Maqedoni ka politika aktive proserbe dhe se kjo vërehet së fundi me përmendoren e Car Dushanit në sheshin e Shkupit dhe ngritja e Shtëpisë së Oficerëve, një objekt serb i periudhës midis dy luftrave botërore dhe që ishte simbol i pushimit të Shkupit nga mbretëria serbe.

Në raport me kontestin e emrit, ai ka nënvizuar se Republika e Maqedonisë së Epërme dhe Republika e Maqedonisë Veriore janë propozime të pranueshme.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *