Home / Lajme / Maqedoni / Gjimnazistët ndihmojnë familjet në nevojë (VIDEO)

Gjimnazistët ndihmojnë familjet në nevojë (VIDEO)

Tetovë, 27 dhjetor – Në Gjimnazin e Tetovës “Kiril Pejqinoviç” është organizuar aktivitet humanitar për grumbullim të ushqimeve, të hollave dhe gjësendeve tjera të nevojshme për familjet në nevojë.

Aktiviteti u organizua nga nxënësit e viteve të katërta në bashkëpunim edhe me profesorët e tyre. Qëllimi i këtij aktiviteti humanitar ishte që me aq kushte dhe mundësi sa kanë nxënësit, të sigurohen gjësendet e nevojshme për tu dalë në ndihmë familjeve të cilët kanë nevojë për ato tha Arbresha Memeti nxënëse pjesëmarrëse në këtë organizim.

Organizatorët thanë se janë përgatitur ushqime nga vetë nxënësit, janë mbledhur para dhe veshmbathje si donacion për familjet në nevojë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *