Home / Sport / Gjurovski mer kombëtaren me optimizëm

Gjurovski mer kombëtaren me optimizëm

“Unë për nga natyra jamë optimist dhe jam i vetëdishëm se po vi në një kohë të vështirë. Unë besoj se do futemi në garë për tu kualifikuar në evropianin e Frnacës. Maqedonia, patjetër duhet të luaj më guzimshëm dhe nga futbollistët do të kërkojë të japim maksimumin. Premtoj se në kombëtare do të luajnë vetëm futbollistët më të mirë dhe ata që kanë shpirt fitues”, është shprehur mes tjerash Boshko Gjurovski , seleksionuesi i ri i Maqedonisë.

Drejtuesit e FFM-së të ejnten kanë prezantuar zyrtarisht Boshko Gjurovskin se seleksionues të rij të ekipit kombëtar të Maqedonisë. Duke shprehur kënaqësinë e dyanshme për arritjen e marrëveshjes për bashkëpunim, të dyja palët shpresojnë që të arrihen suksese dhe ngritje e futbollit të Maqedonisë nga pozita momentale. “Me Boshko Gjurovskin kemi firmosur kontratë dyvjeçare, me hapsirë që të njëjtin ta vazhdojmë edhe për dy vite tjera. Gjurovski është legjenda jonë e futbollit, por njëkohësisht trajner me renome, i cili besojmë se përkushtimin, profesionalizmin dhe objektivitetin e tij do të arrijë që së bashku me reprezentuesit tanë të shënojnë rezultate për gëzim të të gjithë dashamirëve dhe simpatizuesve të kombëtares tonë dhe gjithë opinionit sportive”, deklaroi presidenti i FFM-së, Ilço Gjorgjoski. “Unë për nga natyra jamë optimist dhe jamë I vetëdishëm se po vi në një kohë të vështirë. Unë besoj se do futemi në garë për tu kualifikuar në evropianin e Frnacës. Maqedonia, patjetër duhet të luaj më guzimshëm dhe nga futbollistët do të kërkojë të japim maksimumin. Premtoj se në kombëtare do të luajnë vetëm futbollistët më të mirë dhe ata që kanë shpirt fitues”, është shprehur mes tjerash Boshko Gjurovski , seleksionuesi i ri i Maqedonisë. Gjurovski vjen në kombëtare si pasardhës i Çedomir Janevskit, i cili u dorëhoq dy ndeshje para fundit të kualifikimeve për ‘Brazil 2014’. Në dy takimet e fundit eliminatore si Ushtrues Detyre u emërua Zoran Stratev, me të cilin kombëtarja pësoi dy humbje nga Uellsi dhe Serbia, duke mbyllur kualifikimet në pozitën e fundit në grup. Pikërisht kjo do të jetë detyra e Gjurovskit, për të përmirësuar situatën e ekipit kombëtar. Gjurovski është shprehur i gatshëm për të biseduar me Goran Pandevin në tentimin për të ndryshuar vendimin e tij për tërheqje nga ekipi kombëtar, ndërsa debutimi i tij pritet në muajin mars, kur sipas gjithë gjasave Maqedonia do të zhvillojë ndeshje kontrolluese në Shkup. Brenda disa ditëve pritet të emërohen emrat e bashkëpuntorëve të Gjurovskit në stafin teknik të ekipi kombëtar, ndërsa sipas gjithë gjasave si ndihmës do të jetë edhe Argjend Beqiri.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *