Home / Sport / Gostivari humb Logën dhe pikët kundër Vardarit

Gostivari humb Logën dhe pikët kundër Vardarit

Gostivari është mundur me rezultat 1:2 nga Vardari në ndeshjen e fundit të xhiros së 18-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë, mirëpo takimi mbeti nën hijen e dëmtimit të rëndë që pësoi mesfushori i Gostivarit, Altin Loga.

Gostivari është mundur me rezultat 1:2 nga Vardari në ndeshjen e fundit të xhiros së 18-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë, e zhvilluar të martën në Ohër. Takimi që u anulua të dielën për shkak të të reshurave të dëborës dhe terenit të papërshtatshëm për lojë në Gostivar, u luajt të martën në Ohër dhe solli disfatë të re të Gostivarit. Takimi në fjalë mbeti nën hijen e dëmtimit të rëndë që pësoi mesfushori i Gostivarit, Altin Loga. Strugani ka thyer këmbën pas një starti të mbrojtjes së Vardarit në minutën e 43-të të takimit. Loga ka pësuar dëmtim të rëndë dhe thyerje në kavilje ndërsa me urgjencë është transferuar në spitalin e eshtrave në Ohër ku i është kryer ndërhyrje kirurgjikale. Kështu Gostivari përveç pikëve për një periudhë më të gjatë ka humbur Altin Logën, të cilin sigurisht e pret një periudhë më e gjatë kohore rehabilitimi. Sa i përket ndeshjes, kaloi në epërsi në minutën e 34 kur Petrov shfrytëzoi assistin e Himenezit, ndërsa në momentet që pritej fundi i pjesës së parë Gostivari fitoi penalti pas lojës me dorë të Despotovskit, ndërsa 11-të metërshin në gol e konvertoi Flamur Tairi. Në pjesën e dytë Vardari shënoi në minutën e 67-të pëmres Petrvoqit, duke marë fitoren dhe tre pikët me të cilat ngjiten në pozitën e parë në renditje, me gjithsej 33 pikë, 2 më shumë se Horizonti, Rabotniçki dhe Pelisteri.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *