Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski: E kemi prezantuar imazhin e vërtetë të Maqedonisë, i takon Këshillit që të miratojë fillim të bisedimeve

Gruevski: E kemi prezantuar imazhin e vërtetë të Maqedonisë, i takon Këshillit që të miratojë fillim të bisedimeve

9 dhjetor-Kemi folur për reformat që i bëjmë në vend, për atë që është arritur, për problemet me të cilat jemi përballur në të kaluarën dhe si i zgjidhim të njëjtat. Jam fokusuar në një pjesë të madhe të shumë reformave që i kemi bërë dhe në pjesën e ekonomisë dhe në pjesën e sistemit gjyqësor dhe administratës, sidomos ligji më i ri që e kemi në këtë pjesë”, theksoi Gruevski.

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Nikolla Gruevski, në kuadër të ofensivës diplomatike, sot në Bruksel u takua me njeriun e parë të Këshillit, Herman van Rompuj, të cilit ia prezantoi përpjekjet e Qeverisë në lidhje me axhendën reformatore të ndërlidhur me Bashkimin Evropian.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, informacionet nga takimi flasin se Van Rompuj ka shprehur interes për përpjekjet dhe hapat që i bën Maqedonia në raport me eurointegrimet, duke theksuar se për hapje të bisedimeve për anëtarësim është i domosdoshëm pajtueshmëri nga të gjitha vendet-anëtare të Unionit. Kjo do të thotë se BE mbetet në qëndrimin se duhet të tejkalohet kontesti i imponuar për emrin me Greqinë që Maqedonia ta marrë të merituarën që pesë vitet e fundit e rekomandon edhe Komisioni Evropian.

Në një deklaratë për MIA-n, kryeministri Gruevski thotë se ai e ka njoftuar kreun joformal të Unionit me fokusin kryesor të Qeverisë së Maqedonisë, reformat aktive dhe përpjekjet për progresin ekonomik me qëllim të përmirësimit të standardit të qytetarëve në vendin tonë.

“Takimin me kryetarin e Këshillit Evropian e kemi kontraktuar para rreth 10-15 ditëve dhe ka qenë me kërkesën tonë. Nuk deshëm t’i prezantojmë argumentet tona në lidhje me progresin tonë që e presim në të ardhmen. Kemi folur për reformat që i bëjmë në vend, për atë që është arritur, për problemet me të cilat jemi përballur në të kaluarën dhe si i zgjidhim të njëjtat. Jam fokusuar në një pjesë të madhe të shumë reformave që i kemi bërë dhe në pjesën e ekonomisë dhe në pjesën e sistemit gjyqësor dhe administratës, sidomos ligji më i ri që e kemi në këtë pjesë”, theksoi Gruevski.

Sipas kryeministrit të Maqedonisë, ai i ka elaboruar të gjitha punët më të rëndësishme të ndërlidhura me Maqedoninë me qëllim që t’ia shfaqë imazhin Van Rompuj për atë që realisht ndodh në vend.

“Të kërkoj detyrim të tij më mëtutjeshëm në lidhje me pritjet tona që në të ardhmen dhe me shpresë se do të gjendet mënyrë që sa më shpejt të kapërcehet pengesa e vetme që e kemi për hapin e ardhshëm që e presim, e ky është fillim i bisedimeve për anëtarësim të plotfuqishëm në BE”, shtoi Gruevski.

Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë thotë se me njeriun e parë të Këshillit të Evropës kanë shkëmbyer opinion rreth fakteve më të rëndësishme të ndërlidhura me Maqedoninë.

“Mendoj se Van Rompuj drejtpërdrejtë nga ne ka marrë pamje të vërtetë për atë që po ndodh në Maqedoni sepse tek secili politikan këtu arrijnë informacione të ndryshme nga anë të ndryshme. Kemi vlerësuar se është mirë ta dyshojë anën tonë, t’ia prezantojmë argumentet tona që këtë ta bëjmë, si në pjesën e reformave, për edhe në të gjitha fushat tjera që janë të rëndësishme dhe për të cilat ai ka paraqitur interes”, shtoi Gruevski

Zëdhënësi i Van Rompujit, Dirk de Baker në bisedë me korrespondentin e MIA-s nga Brukseli, që para fillimit, sqaroi se kreu i Këshillit nuk do të japë asnjë deklaratë për bisedimet nga takimi, as se KE-ja do të dalë me komunikatë për hollësitë e takimit.

Në takim, siç njoftoi korrespondeti i MIA-s nga Brueksli, është parashikuar që Rompuj të njoftohet me përpjekjet dhe reformat, të cilat i zbaton Qeveria e Maqedonisë në rrugën e integrimeve evropiane. Gruevski do ta informojë dhe me aspektet e kontestit për emrin, e cila mbetet pengesa e vetme e integrimeve euroatlantike të Maqedonisë, për gatishmërinë dhe transparencën e palës së Maqedonisë që të bisedohet për tejkalimin e saj.

Ndryshe, pas këtij takimi në Këshilli, kryeministri Gruevski shkoi në drekë pune me ambasadorët e vendeve-anëtare të BE-së, në të cilat pritet t’ua sqarojë hapat e Qeverisë për anëtarësim në Union dhe t’u dërgojë mesazh se Maqedonia është tërësisht e gatshme t’i fillojë bisedimet inkuadruese më shumë se cilido shtet tjetër kandidat dhe se ky proces është qëllimi kryesor strategjik i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Pasdite kryetari i Qeverisë do ta vizitojë Spitalin universitar belg në Luven, me qëllim që të shqyrtohen mundësitë për bashkëpunim dhe shkëmbim më të afërt, respektivisht edukim të personelit mejkësor të Maqedonisë në këtë qendër të lartë universitare.

Në orët e mbrëmjes të vizitës së tij njëditëre në Brukseë, kryeministri Gruevski duhet pritet ketë fjalim në zyrën evropiane të fondacionit gjerman “Konrad Adenauer” dhe të kontraktojë për proceset reformuese në Maqedoni, me fokus në performandat ekonomike që po bëhen në këtë plan.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *