Home / Sport / Guardiola: Disfata të na shërbejë si mësim

Guardiola: Disfata të na shërbejë si mësim

Pep Guardiola beson se disfata 3-2 e Bayern Munich nga Manchester City do të shërbejë si mësim për skuadrën e tij.

“Mendoj se është diçka të cilën ne duhet ta dimë – se ne mund të humbim. Kundërshtarët kanë lojtarë dhe trajner shumë të mirë. Gjithmonë është vështirë”.

“Por ne e kemi filluar shumë mirë dhe për 30 minutat e para ishim shumë të mirë. Më vonë duhej ta përdornim topin më mirë në kundërsulme. Manchester City është një skuadër shumë e mirë dhe ju duhet të keni më shumë se sa posedimin”.

“Urime për Manchester Cityn për këtë fitore të madhe. Ndonjëherë ju duhet të humbi një ndeshje”.

“Në Bundesliga ne kemi fituar gjithçka, në Manchester fituam 3-1, por tash humbëm dhe duhet të përballemi me këtë. Por ne tashmë shohim përpara në javën e ardhshme në Marrakech [për Kupën Botërore të Klubeve]”, ka thënë spanjolli.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *