Home / Sport / Hajdari, Islami dhe Selimi, atletet më të suksesshme në vitin 2013

Hajdari, Islami dhe Selimi, atletet më të suksesshme në vitin 2013

Më e suksesshmja në kategorinë e pionierëve të reja është zgjedhur Anesa Hajdari (e lindur më vitin 2001) e KA Liria nga Shkupi, e cila në disiplinën 400 ka vrapuar për 62,75.Drita Islami (e lindur në vitin 1996) nga KA Liria është shpallur më e mira në kategorinë e juniorëve të reja. Ajo në disiplinën 400 metra e ka vrapuar për 59,10, kurse Fitore Kurtishi (e lindur në vitin 1997) e KA Studenti është renditur e treta, duke i kaluar 100 metra për 13,55. Atletja e KA Studenti, Valbona Selimi (e lindur në vitin 1994) është zgjedhur më e suksesshme në kategorinë e junioreve. Reprezentuesja e Maqedonisë 100 metra i ka vrapuar për 12,89.

Në mënyrë tradicionale, si çdo fundviti, Federata e Atletikës së Maqedonisë (FAM) ka shpallur atletët më të suksesshëm në sportin e atletikës. Më e suksesshmja në kategorinë e pionierëve të reja është zgjedhur Anesa Hajdari (e lindur më vitin 2001) e KA Liria nga Shkupi, e cila në disiplinën 400 ka vrapuar për 62,75.Drita Islami (e lindur në vitin 1996) nga KA Liria është shpallur më e mira në kategorinë e juniorëve të reja. Ajo në disiplinën 400 metra e ka vrapuar për 59,10, kurse Fitore Kurtishi (e lindur në vitin 1997) e KA Studenti është renditur e treta, duke i kaluar 100 metra për 13,55. Atletja e KA Studenti, Valbona Selimi (e lindur në vitin 1994) është zgjedhur më e suksesshme në kategorinë e junioreve. Reprezentuesja e Maqedonisë 100 metra i ka vrapuar për 12,89.“Ndjehem e lumtur q u zgjodha më e mira në kategorinë time. Dëshiroj të falënderoj familjen time si dhe nënkryetarin e FAM-it, Bexhet Toçi, trajnerët Ridvan Memeti dhe Rrahman Alija, të cilët janë meritor për këto arritje të mija. Për mua ishte një vit i suksesshëm, ndërsa shpresoj se në vitin 2014 sukseset do të jenë edhe më të mira.Ndërsa në kategorinë e juniorëve Bujar Beqiri (1994) i KA Studenti nga Tetova ka zënë vendin e tretë. Rezultati i tij në 400 metra është 50,83.Trajner më i suksesshëm për punë individuale u zgjodh Vane Stojanov nga KA Strumica, kurse Vllatko Dimitrov është shpallur trajner më i mirë në konkurrencë ekipore. Me mirënjohje të vecantë për organizimin e suksesshëm të Kongresit evropian të Atletikës janë nderuar Bexhet Toci dhe Shaban Sinani. Edhe në këtë manifestim, ashtu sikur te FFM-ja dhe Qyteti i Shkupit gjuha shqipe është injoruar. (Lajm)

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *