Home / Sport / Hidhet shorti për gjysmëfinalen e Kupës së Maqedonisë

Hidhet shorti për gjysmëfinalen e Kupës së Maqedonisë

Dyshet e gjysmëfinales së Kupës janë: Teteksi-Metalurgu dhe Rabotniçki-Bregallnica. Ndeshjet e para luhen me 19.03.2014 ne oren 14:00, ndersa ndeshjet e kthimit me 16.04.2014 ne oren 15:30. Finalja e madhe luhet me 07.05.2014.

Në Shtëpinë e futbollit u hodh shorti për dyshet e gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë. Dyshet e gjysmëfinales së Kupës janë: Teteksi-Metalurgu dhe Rabotniçki-Bregallnica.

Ndeshjet e para do të luhen në Tetovë dhe Shkup më 19 mars, ndërsa takimet e kthimit të program janë më 16 prill. Komesari për gara pranë FFM-së, Vasko Dojçinovski njoftoi të pranishmit se finalja e Kupës së Maqedonisë do të luhet më 7 maj.

Stefan Allampioski (president i KF Teteksit): “Ndoshta nuk do dukem aq modest, por që tani mund t’ju them se Teteksi përsëri do të jete fitues i Kupës së Maqedonisë”.

Igor Angellovski (Trajner i Rabotniçkit): “Bëhet fjalë për një ekip kualitativ dhe me përvojë. Na presin dy ndeshje interesante. Pyetja rreth finalistit do të vendoset në ndeshjen e dytë në Shtip”.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *