Home / Lajme / Maqedoni / Hoxha: Të hiqet urgjentisht Car Dushani!

Hoxha: Të hiqet urgjentisht Car Dushani!

Shkup, 6 dhjetor – Xhezair Shaqiri – Hoxha ka reaguar ashpër ndaj vendosjes së përmendores së Car Dushanit në qendër të qytetit të Shkupit. Ai në një deklaratë ka thënë se kjo qeverisje anti shqiptare po mundohet t’iu mbjellë brezave të ardhshëm shqiptarë sllavizmin.

“Vendosja e përmendores së Car Dushanit në Shkup është një projekt i radhës së qeverisë sllavo- maqedonase që dëshiron t’iu mbjell brezave të ardhshëm shqiptar sllavizmin. Shqiptarët e Maqedonisë duhet të presin në të ardhmen ende më shumë projekte të tilla antishqiptare dhe mos të ankohen me fjalë të kota, pasi asgjë deri tash nuk kanë bërë për ndaljen serioze të këtyre projekteve, përveç ngritjes së pluhurit nëpër media, fatkeqësisht as që e kanë në mend që të bëjnë diçka me serioze për pengimin e këtyre veprave antishqiptare”, tha Xhezair Shaqiri – Hoxha.

Ai theksois e përgjegjësia është te qytetari i rëndomtë apo votuesi shqiptar, pasi ashtu siç janë vet, edhe udhëheqësit i kanë zgjedhur.

“Përgjegjësi ka edhe Ali Ahmeti, i cili i ka vendosë ministra dhe zëvendësa, persona që në asnje kohë s’i ka njohur se a janë kombëtar apo jo. Por, ata ia kanë imponuar shërbimet e ndryshme, të cilët janë persona, ministra pseudo-patriotë apo pseudo-intelektualë të shitur shqiptar dhe për vendime të tilla të sllavo-maqedonasve nuk e kanë informuar. Ata më shumë e çojnë kohën duke vrapuar pas tenderëve, për të bërë klane në BDI, për t’i përforcuar përfitimet personale dhe për t’i dëgjuar shefat e tyre, se sa hallet e popullit apo elektoratit që i ka legjitimuar, se sa të jenë syhapur në qeveri kundër projekteve antishqiptare. Tani që është bërë top- temë ky debat as që kanë guximin t’i zbatojnë urdhërat e Aliut, për ta kundërshtuar këtë vendim në qeveri”, tha Hoxha.

Xhezair Shaqiri theksoi se kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti nuk është i vetëdijshëm për pasojat e këtyre projekteve si dhe është i paaftë për të bërë ndryshime më thelbësore.

“Çka të bën Aliu i ngratë perveç që të ngulfatet gradualisht me gjynahet e tij, nën jorganin e tij apo të subjektit ‘BDI’. Me vëmendje i percjellëm në media fjalët boshe të BDI-së, në lidhje me statusin e Car Dushanit, deklarata ose më mirë thënë gënjeshtra të tilla kemi për çdo ditë nga ana e funksionarëve të BDI-së”, tha Komandant Hoxha.

Në porosinë e tij për fatin e kësaj përmendore ai ka theksuar se Car Dushani duhet urgjentisht të shfarroset nga ai vend ku nuk e ka vendin.

“Populli ashtu siç ka bërë gabim që votën t’ia jep pa hamendje dhe t’i legjitimon të pa aftët, duhet që nëpërmjet OJQ-ve, që nuk janë të varura prej partive politike, me protesta t’i kundërshtojnë këto projekte. E nëse nuk dalin për t’i kundërshtuar atëherë shqiptarët e Maqedonisë japin mesazhin se nuk po iu pengojnë këta projekte dhe turpe të kësaj qeverie”, përfundoi në deklaratën e tij për Xhezair Shaqiri – Hoxha.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *