Home / Lajme / Maqedoni / Ibrahimi: Nuk parashtrojmë pyetje se deri tash asnjëherë nuk morrëm përgjigje (VIDEO)

Ibrahimi: Nuk parashtrojmë pyetje se deri tash asnjëherë nuk morrëm përgjigje (VIDEO)

26 dhjetor – Për shkak se nuk morrën përgjigje në shumë pyetje të adresuara ndaj qeverisë dhe ministrave të BDI-së, deputetë e opozitës shqiptare nga radhët e PDSH-së, sot nuk parashtruan pyetje ndaj kryeministrit Nikolla Gruevski.

Deputeti i PDSH-së Orhan Ibrahimi akuzoi BDI-në si parti e cila jo se zgjidhi problemet e shqiptarëve por përkundrazi ka hapur më shumë plagë dhe probleme të tjera.

Grupi parlamentar i PDSH-së vitin që e lamë ka parashtruar shumë pyetje deputetësh, ata pyetje kanë qenë esenca, brenga dhe problemet e shqiptarëve në këtë vend. Shumicën e përgjigjeve të këtyre pyetjeve ne si deputetë nuk e morëm. Ne kemi shtruar pyetje ministrave dhe zv/ kryeministrave, 99 për qind përfaqësuesve të BDI-së. Kemi shtruar edhe deri te kryetari i parlamentit, nënkryetarja për gjuhën shqipe, pyetje rreth të cilave ende nuk kemi marrë përgjigje. Zoti Kryetar unë nuk kam pyetje sepse këto ministra, zv/ ministra dhe zv/ kryeministra e kanë një grumbull pyetjesh që ende nuk na janë përgjigj. Prej atyre pyetjeve esenciale që i ka bërë PDSH-së”, tha Orhan Ibrahimi, PDSH.

Mos parashtrimi pyetjeve nga Ibrahimi shkaktoi reagimin e kreut të Kuvendit Veljanoski, sipas të cilit nuk është e drejtë që të keqpërdoret foltorja e kuvendit dhe institucioni i pyetjeve të deputetëve. Ndërkohë reagoi shefi i grupit parlamentar të BDI-së i Nexhati Jakupi.

“Sugjeroj që së paku të shpikim një institut të ri në Kuvend dhe të bëjmë seancë për monologë e deputetëve të PDSH-së. Ose të bëjmë teatër kukullash për shkak se kolegët nga PDSH-ja janë vetëm kukulla, tjetër kush i tërheq penjtë që ato të luajnë dhe vallëzojnë dhe flasin në këtë mënyrë. E shohim në kontinuitet se si e luajnë teatrin edhe me përdorimin e gjuhës shqipe në parlament edhe për këtë gjë nuk janë konsekuent dhe tani meqë ato nuk janë duke artikuluar këtë çështje ashtu siç duhet, kërkoj një orë pauzë”, deklaroi Nexhati Jakupi, BDI.

Seanca e sotme për pyetje qeverisë, ishte e fundit për këtë vit. Një muaj më parë kjo seancë zgjati shumë pak, për shkak të interesimit tejet të vogël të deputetëve për t’i adresuar pyetje kryeministrit dhe ministrave të tij.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *