Home / Sport / Imeri dërgon Rabotniçkin në gjysmëfinale

Imeri dërgon Rabotniçkin në gjysmëfinale

“Romantikët” falë golave të shënuar nga rezervisti Demush Imeri dhe kapiteni Vellkovski shënuan fitore më se të merituar me rezultatin 2:0, duke iu bashkëngjitur në këtë mënyrë skuadrave të Metalurgut, Teteksit dhe Bregallnicës që më herët kishin bërë një gjë të tillë.

Rabotniçki është ekipi i fundit që ka siguruar një vend për në gjysmëfinale, pasi sot në ndeshjen e kthimit të zhvilluar në stadiumin “Filipi i Dytë” arriti që të anulojë epërsinë minimale të Pelisterit (1:0) nga ndeshja e parë.
“Romantikët” falë golave të shënuar nga rezervisti Demush Imeri dhe kapiteni Vellkovski shënuan fitore më se të merituar me rezultatin 2:0, duke iu bashkëngjitur në këtë mënyrë skuadrave të Metalurgut, Teteksit dhe Bregallnicës që më herët kishin bërë një gjë të tillë.
Pjesa e parë nuk ishte edhe aq interesante, pasi kryesisht loja zhvillohej në mesfushë me shumë taktizime dhe ndërhyrje të palejuara. Ajo që mund të veçohet është momenti kur Todorovski në tentativë për të harkuar goditi transverzalen, ndërsa në anën tjetër mysafirët nga Manastiri më seriozisht u kanosën kah fundi i pjesës së parë kur goditja me kokë e Dragarskit nga afërisa përfundoi lartë mbi portë.
Në pjesën e dytë Rabotniçki dominoi në tërësi ndeshjen, ndërsa një gjë e tillë u kurorëzua me dy gola të shënuar në rrjetën e Pashovskit. Figurë qendrore te “romantikët” ishte rezervisti Demush Imeri, pasi me inkuadrimin e tij loja e vendasve ndryshoi në tërësi.
Imeri më seriozisht u kanos në minutën e 75-të kur nga brendia e zonës goditi vetëm skaj shtyllës, ndërsa nuk vonoi shumë dhe dy minuta më pas arriti që të shënojë golin e parë për Rabotniçkin në këtë ndeshje.
Vellkovski nga e majta dërgoi një top të gjatë deri në zonë ku më së miri u gjend Demush Imeri i cili pasi pranoi topin me të djathtën, pa menduar shumë e goditi me të mjatën dhe shënoi për 1:0.
Imeri u kanos edhe në minutën e 83-të, mirëpo kësaj rradhe goditjen e tij të fortë Pashovski e devijoi në rivënie nga këndi.
Futbollisti shqiptarë ishte pjesë edhe e golit të dytë, kur mjaft mirë harkoi nga e djathta në shtyllën e parë për Petroviç, i cili me mjaft mjeshtëri ktheu topin në shtyllën e dytë deri te kapiteni Krste Vellkovski, goditja e të cilit ishte e kobshme për portierin mysafir, pasi në minutën e 86-të ishte i detyruar që edhe për herë të dytë të nxjerr topin nga rrjeta e tij.
Fitorja e Rabotniçkit ishte e pastërt dhe më se e merituar, duke pasur parasysh se pjesa e dytë në tërësi foli në anën e “romantikëve” të cilët shpresojnë se këtë vit do të arrijnë deri në finalen e madhe.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *