Home / Lajme / Maqedoni / Ivanov: Është frustruese gjendja status kuo e eurointegrimit të Maqedonisë

Ivanov: Është frustruese gjendja status kuo e eurointegrimit të Maqedonisë

5 dhjetor-“Askush nuk humbet absolutisht asgjë nëse Maqedonia i fillon negociatat, përkundrazi, dobia është e shumanshme”, ka theksuar shefi i shtetit, duke e theksuar mundësinë për lëvizjen paralele të integrimit dhe tejkalimin e dallimeve bilaterale si model që mund të shfrytëzohet.

Presidenti, Gjorge Ivanov mbrëmë vonë, në margjinat e takimit të tretë në Qendrën për dialog dhe bashkëpunim global në Vjenë, pati takim joformal me kryetarin e Komisionit Evropian, Zhoze Manuel Baroso, në të cilin e ka përsëritur qëndrimin se bllokimi i Maqedonisë në lidhje me fillimin e negociatave me BE-në është duke u stërzgjatur, ndërsa gjendja status-kuo është mjaft frustruese.

Fillimi i negociatave, decid Ivanovi, në mënyrë pozitive do të ndikojë në proceset reformuese dhe në gjendjen e përgjithshme në rajon, njofton raportuesi i MIA-s.

“Askush nuk humbet absolutisht asgjë nëse Maqedonia i fillon negociatat, përkundrazi, dobia është e shumanshme”, ka theksuar shefi i shtetit, duke e theksuar mundësinë për lëvizjen paralele të integrimit dhe tejkalimin e dallimeve bilaterale si model që mund të shfrytëzohet.

Presidenti Ivanov e ka njoftuar për procesin i cili udhëhiqet në KB për tejkalimin e dallimit rreth emrit.

Gjatë bisedës, Baroso e ka konfirmuar angazhimin e KE-së për vazhdimin e politikës së zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor. Është folur edhe për gjendjet në rajon.

Presidenti Ivanov dje, menjëherë pas hapjes së takimit të Qendrës për dialog, i pari pati fjalim para përfaqësuesve, ndërsa pardje, në kuadër të vizitës së punës në Vjenë, pati takim pune me homologun austriak, Hajnc Fisher

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *