Home / Sport / Jakupi në garë për sportisin e ri më të mirë të vitit

Jakupi në garë për sportisin e ri më të mirë të vitit

Kampioni i Evropës në karate dhe fituesi i medaljes së bronzit nga Kmapionati i fundit Botëror në Guadalahara të Spanjës, Berat Jakupi është kandidati i vetëm shqiptarë dhe më serioz për të fituar çmimin e sportistit më të ri të vitit.

Lidhja e federatave sportive të Maqedonisë, në bashkëpunim me Agjencionin për rini dhe sport, këtë vitë tradicionalisht e organizon zgjedhjen e sportistëve më të mirë për vitin 2013.

Kampioni i Evropës në karate dhe fituesi i medaljes së bronzit nga Kmapionati i fundit Botëror në Guadalahara të Spanjës, Berat Jakupi është kandidati i vetëm shqiptarë dhe më serioz për të fituar çmimin e sportistit më të ri të vitit.

Përveç tij të nominuar për këtë çmim janë edhe hendbollisti Filip Talevski dhe kik bokseri, Lupçe Kocev.

Mbrëmja festive e shpalljes së më të mirëve do të mbahet me 9 janar të vitit 2014 në Muzeun e Luftës së Maqedonisë, ndërsa të drejtë vote do të kenë të gjithë gazetarët sportiv, federatat sportive dhe këshilli i përbërë prej 7 anëtarëve pranë Agjencionit për Rini dhe Sport.
Nominimet për më të mirët e vitit 2013-të në sport:
1. Sportist i vitit: Kiril Lazarov (hendboll), Dimitar Gjorgjiev (kik boks) dhe Dejan Nedev (karate tradicionale).
2.Sportiste e vitit: Biljana Cërvenkovska (hendboll), Ilina Arsova (alpinizëm), Robertina Meçevska (hendboll)
3. Sportist i ri i vitit: Berat Jakupi (karate), Filip Talevski (hendboll) dhe Lupço Kocev (kik boks)
4. Sportiste e re e vitit: Sara Ristovska (hendboll), Marijana Dimovska (karate), Lina Gjorçeska (tenis).
5. Ekipi më i suksesshëm nacional në konkurrencë të meshkujve: Përfaqësuesja e hendbollit të Maqedonisë, Përfaqësuesja e boulingut të Maqedonisë dhe Përfaqësuesja e Maqedonisë në karate-kumite.
6. Ekipi më i suksesshëm nacional në konkurrenë të femrave: Përfaqësuesja e hendbollit të Maqedonisë, Përfaqësuesja e senioreve të Maqedonisë në Karate-Kata dhe Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll.
7. Sportisti më i suksesshëm – person me invaliditet: Andrej Stojanovski (not).
8. Trajneri më i suksesshëm/seleksionues: Dragan Atanasovski (kik boks), Ivica Obërvan (hendboll), Marjan Sokolovski (not).
9. Federata më e organizuar dhe më e suksesshme sportive nacionale: Federata e hendbollit të Maqedonisë, Federata e Kik boksit dhe Federata e Karatesë së Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *