Home / Lajme / Maqedoni / Janë arrestuar një mjek dhe një specialist për mitmarrje

Janë arrestuar një mjek dhe një specialist për mitmarrje

24 dhjetor-Të dyshuarit janë arrestuar në Stacionin policor – Karposh dhe pas pastrimit të plotë të rastit, Sektori për shkatërrimin e krimit të organizuar dhe serioz deri te Prokuroria themelore publike – Shkup do të shtrojë padi penale kundër dy personave për shkak të dyshimit se kanë bërë vepër penale “marrjen e mitos”.

Personat J.N. (45), mjek i Klinikës universitare për vesh, hundë dhe fyt dhe N.P. (29), doktor specialist në Klinikë dje janë arrestuar për pranimin e mitos, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.Sipas policisë, të dyshuarit në fillim të këtij muaji një pacienteje nga Shkupi i kanë kërkuar 450 euro për t’i kryer dy intervenime kirurgjike, gjegjësisht operacion funksional të hundës dhe operacion estetik të hundës. Mjetet është dashur t’i japë para se t’i kryhen intervenimet kirurgjike.”Pas paraqitjes së rastit në MPB dhe drejtimet e dhëna nga Prokurori publik, nga ana e Sektorit për korrupsion janë ndërmarrë masa dhe aktivitete për dokumentim, me ç’rast mjetet e kërkuara në të holla nga pacientja janë përpunuar teknikisht para asaj. Paratë e kërkuara pacientja ia ka dhënë specialistes N.P., ndërsa janë dedikuar për dr. J.N. i cili është dashur t’i kryejë intervenimet kirurgjike”, qëndron në informacion.Në bazë të Urdhrave të dhënë paraprakisht nga gjykatësi në një procedurë paraprake, janë bërë bastisje personale, bastisja e shtëpisë dhe bastisja e hapësirave zyrtare e të dyshuarve. Gjatë bastisjes te personi N.P. janë gjetur nëntë banknota me nga 50 euro, të përpunuara teknikisht dhe të dhëna nga pacientja ndërsa te J.N., gjatë bastisjes së shtëpisë së tij dhe hapësirat zyrtare janë gjetur një numër i caktuar i vërejtjeve me persona dhe telefona, listë të operacioneve të caktuara dhe fotografive, të cilat mund të jenë në interes për procedurën penale.Të dyshuarit janë arrestuar në Stacionin policor – Karposh dhe pas pastrimit të plotë të rastit, Sektori për shkatërrimin e krimit të organizuar dhe serioz deri te Prokuroria themelore publike – Shkup do të shtrojë padi penale kundër dy personave për shkak të dyshimit se kanë bërë vepër penale “marrjen e mitos”.

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *