Home / Sport / “Kamorra” ia plaçkiti Behramit Rolex-in

“Kamorra” ia plaçkiti Behramit Rolex-in

Futbollistit zviceran, me origjinë shqiptare, Valon Behramit ia vodhën orën e dorës “Rolex”, duke e kërcënuar me pistoletë. Ngjarja ndodhi në lagjen “Chiaia” në qendër të Napolit.

Drejtësia italiane ka dalë në përfundimin e se plaçkitjet e futbollistëve të Napolit, gjatë viteve të fundit janë bërë nga një grup i quajtur “Ultras”, i cili mbështetet nga organizata kriminale “Kamorra”. Kjo e fundit ka vendosur të ndëshkojë lojtarët, të cilët nuk kanë marrë pjesë në ngjarjet e organizuara nga tifozët. Këto deklarata janë bërë sot nga prokurori i procesit, Anne Frasca, i cili po heton rastin e grabitjes me armë të lojtarit shqiptar Valon Behrami. Grabitja ndodhi më 20 dhjetor të vitit 2012, ku lojtarëve Valon Behrami dhe Raphael Guerrero ua grabitën me dhunë orët.

Futbollistit zviceran, me origjinë shqiptare, Valon Behramit ia vodhën orën e dorës “Rolex”, duke e kërcënuar me pistoletë. Ngjarja ndodhi në lagjen “Chiaia” në qendër të Napolit. Behrami ishte duke parkuar makinën e tij, e ndërsa po dilte prej saj i janë afruar me motoçikletë dy persona, me kaskë në kokë dhe të armatosur. I kanë drejtuar pistoletën në kokë, duke i kërkuar t’u dorëzonte orën e dorës, të një marke goxha të shtrenjtë. Behrami ua ka dorëzuar pa e zgjatur dhe hajdutët janë larguar në drejtim të lagjes “Fuorigrotta”. Behrami ka thënë se nuk ka mundur të njohë grabitësit, por nëse policia disponon foto të autorëve ai mund të arrijë t’i identifikojë ata. Futbollisti u është përgjigjur pyetjeve në lidhje me marrëdhëniet e tij me tifozët, duke e bërë të qartë se ai merr pjesë vetëm në ngjarjet e organizuara nga kompania.

Kërcënimet dhe grabitjet me armë, janë një problem jo vetëm për lojtarët e Napolit, por edhe për të gjithë ata persona që u rijnë afër atyre. Ngjarje të tilla u kanë ndodhur edhe grave të lojtarëve Pocho Lavezzi dhe Marek Hamsik, si edhe sulmuesit Edinson Cavani dhe mbrojtësit Salvatore Aronica.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *