Home / Sport / KB Liria, humb në kohën shtesë

KB Liria, humb në kohën shtesë

Basketbollistët e KB Liria , lëshuan mundësinë që të thyejnë ‘fatin e keq’ të përballjeve në Kavadar, pasi sërisht pësuan disfatë në terrenin e Feni Industri me rezultat 77-67, pas kohës shtesë.

Rezultati është ndryshe nga ajo që ishte e paraqitur në parketin e sallës sportive në Kavadar, pasi që Liria ishte skuadra që diktonte tempo dhe kishte lojën në dorë, mirëpo çuditërisht sërisht humb sfidën në çerekun e katërt, në të cilën shënuan vetëm 5 pikë! Në çerekun e parë dominuan vendasit dhe e mbyllën me 16-11. Në skenë dolën Trajkovski dhe Tasovski , të cilët krijuan epërsi 4 pikësh në pushim, pasi e fituan çerekun e dytë me rezultat 23-14. Edhe çereku i tretë I takoi skuadrës së Lirisë, e cila dominoi këtë pjesë të takimit duke shnëuar 24 pikë, që në fillim të çerkut të katërt të ketë epërsi 13 pikëshe, pran rezultatit 58-45. Mirëpo çereku i katërt ishte fatal për mysafirët nga Shkupi, pasi arritën që të shënojnë vetëm 5 pikë, duke lejuar që skuadra vendase të shënojë plot 18 pikë dhe për të barazuar shifrat në 63-63. Kjo ishte vetëm një sinjal se Liria nuk do të mund të durojë tempon e lartë të skuadrës vendase , e cila shfrytëzonte të gjitha gabimet e Lirisë. Në vazhdimin prej 5 minutave , Fenbi Industri përsëriti lojën e çerekut të katërt dhe arriti që ët shënojë 14 pikë, ndërsa Liria vetëm 4 pikë. Feni Industri siguroi fitoren e tretë me radhë, ndërsa për Lirinë kjo ëhstë disfata e dytë në këtë sezon , pas asaj ndaj Rabotniçkit. Tani KB Liria mbtetet që të shënojë fitore ndaj Pelisterit në Manastir dhe Karposh Sokolit në terrenin vendas, që të mbetet në krye të tabelës së klasfikimit, duke shpresuar se Rabotniçki mund të pësojë disfatë në 2 javë para mbylljes së sezonit vjeshtor. Basketbollist më i dalluar te Liria përsëri ishte Bojan Trajkovski që shënoi 17 pikë, ndërsa Dime Tasovski shënoi një më pak, 16 pikë. Te Feni Industri në këtë ndeshje është dëshmuar Balaban që shënoi 21 pikë, duke realizuar edhe 11 kërcime. Në përballjet e tjera, Kozhuvi shënoi fitore në derbin e javës së 9-të , duke mundur Kumanovën si myasfirë me rezultat 70-66. Ndërkohë Karposh Sokoli arsyetoi epitetin e favoritit dhe shënoi fitore 77-74 ndaj Pelisterit në Manastir.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *