Home / Lajme / Maqedoni / Konferencë rajonale ‘Impakt i vërtetë për arsim më të mirë’

Konferencë rajonale ‘Impakt i vërtetë për arsim më të mirë’

Gjatë konferencës do të organizohet ekspozitë e projekteve më inovative të cilat aplikojnë teknologji informatike në mësim. Do të kumtohen tre projekte fituese, prej të cilave ai me çmim të parë do ta prezantojë Maqedoninë në Garën botërore në Barcelonë, Spanjë, në suaza të Programit global “Partnerë në mësim e Majkrosoftit”.

Definimi i prioriteteve arsimore, vendosja e praktikave të suksesshme ndërkombëtare, sistem efikas arsimor, i bazuar në teknologjitë e reja, janë disa nga temat e konferencës rajonale për përmirësim të arsimit në sektorin publik “Impakt i vërtetë për arsim më të mirë”, që do të mbahet sot në Shkup.

Konferencën e organizon kompania “Majkrosoft” në bashkëpunim me Minsitrinë e Arsimit. Do të jetë mundësi të shihet si përdoret teknplogjia për përmirësimin dhe modernizimin e procesit arsimor dhe mësimit dhe ndikimit në përmirësimin e standardit jetësor.

Gjatë konferencës do të organizohet ekspozitë e projekteve më inovative të cilat aplikojnë teknologji informatike në mësim. Do të kumtohen tre projekte fituese, prej të cilave ai me çmim të parë do ta prezantojë Maqedoninë në Garën botërore në Barcelonë, Spanjë, në suaza të Programit global “Partnerë në mësim e Majkrosoftit”.

Në hapjen e konferencës do të flasë minsitri i Arsimit dhe Shkencës, Spiro Ristovski. Është paralajmëruar pjesëmarrja e përfaqësuesve të vetëqeverisjes lokale, universiteteve, organizatave joqeveritare dhe institucioneve ndërkombëtare si USAID, Këshilli britanik, UNDP, mysafirë nga minsitritë e arsimit dhe institucione të tjera relevante nga Kosova, Shqipëria, Bullgaria, si dhe përfaqësues të Mikrosoftit.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *