Home / Lajme / Maqedoni / Konflikt me thika mes të rinjve në Tetovë për motive xhelozie (VIDEO)

Konflikt me thika mes të rinjve në Tetovë për motive xhelozie (VIDEO)

Tetovë, 13 dhjetor – Policia theksoi se incidenti ka ndodhur mbrëmë, kur pas një zënke midis të rinjve për shkaqe të xhelozisë për motive dashurie, ka pësuar 14 vjeçari, i cili është therrur nga grupi i të rinjve që kishin sulmuar.

Dy grupe të rinjsh mbrëmë në Tetovë janë therrë me thika, për motive xhelozie. Incidenti ka ndodhur në një vendparkim makinash në pjesën qendrore të Tetovës, kur nga therrja me thikë ka pësuar një 14 vjeçar nga fshati Reçicë e Madhe, identiteti i të cilit nuk është zbardhur nga organet e rendit dhe familja.

Policia theksoi se incidenti ka ndodhur mbrëmë, kur pas një zënke midis të rinjve për shkaqe të xhelozisë për motive dashurie, ka pësuar 14 vjeçari, i cili është therrur nga grupi i të rinjve që kishin sulmuar.

Bëhet e ditur se janë ndërmarrë masat për të zbardhur incidentin dhe kapjen e autorit të plagosjes me thikë.

Policia theksoi se ndaj të rinjve do të ngritet kallëzim penal për shkelje të rendit dhe qetësisë, si dhe për tentim për vrasje.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *