Home / Lajme / Maqedoni / Kongresi i BDI-së më 5 qershor

Kongresi i BDI-së më 5 qershor

11 dhjetor-Në kuadër të kësaj dinamike, KQ përcaktoi përvjetorin e themelimit të BDI-se, datën 5 Qershor 2014 si datë e mbajtjes së Kongresit të tretë të Bashkimit Demokratik për Integrim.
Gjithashtu, në bazë të statutit përcaktoi sekretarin gjeneral z. Abdulaqim Ademi si Kryetar i Këshillit organizativ për organizimin e Kongresit të trete.

Kryesia Qëndrore e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) sot, mbajti mbledhjen e saj të rregullt në të cilën temë qendrore kishte shqyrtimin e raportit te Këshillit për organizimin e zgjedhjeve të mbrendshme partiake, me theks në mbarvajtjen dhe dinamikën e realizimit të proceve zgjedhore ne nivel të degëve te BDI-së.
Në bazë të këtij raporti, KQ e BDI-së, konstatoi se zgjedhjet e mbrendshme partiake po zhvillohen në kuadër të normave statutare te Partisë dhe se janë krijuar kushtet për shprehje të lirshme të vullnetit të anëtarësisë në përzgjedhjen e strukturave lokale partiake në një frymë solemne dhe demokratike, njofton Tv KOHA
KQ inkurajoi Këshillin organizativ të vazhdojë me këtë dinamik dhe praktikë pozitive deri në përfundimin e plotë të procesit zgjedhor.
Në kuadër të kësaj dinamike, KQ përcaktoi përvjetorin e themelimit të BDI-se, datën 5 Qershor 2014 si datë e mbajtjes së Kongresit të tretë të Bashkimit Demokratik për Integrim, thuhet në kumtesën e BDI-së, transmeton Tv KOHA.
Gjithashtu, në bazë të statutit përcaktoi sekretarin gjeneral z. Abdulaqim Ademi si Kryetar i Këshillit organizativ për organizimin e Kongresit të trete.
KQ formoi trupat punues për organizimin e Konferencave te Forumit të Grave dhe Forumit Rinor pranë BDI-së,
KQ gjithashtu bëri një analizë të përfaqësimit të drejtë nëper institucione dhe kompani dhe kërkoi nga strukturat kompetente të vazhdojnë me kontrollin, mbykqyrjen dhe angazhimin e institucioneve shtetërore ne rritjen e përfaqësimit por edhe nxitjen e kontaktit me kompani te mëdha private që po investojnë në vend që të kenë parasysh përfaqsimin e drejt të qytetarëve gjatë zhvillimit të punës së tyre, thuhet në kumtesën e BDI-së.TV KOHA

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *