Home / Lajme / Maqedoni / Konkurs për pranimin e 170 ushtarëve profesional

Konkurs për pranimin e 170 ushtarëve profesional

2 dhjetor-Marrëdhënie pune me Ministrinë e Mbrojtjes si ushtar profesional në shërbim të Armatës, do të bazojë person i cili do t’i plotësojë kushtet e përgjithshme dhe të veçanta të konfirmuara me ligj për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë me ç’rast do të udhëhiqet llogari për përfaqësi të drejtë dhe adekuate të personave të cilët u përkasin të gjitha bashkësive me respekt të kritereve të profesionalitetit dhe komepetencës.

Ministria e Mbrojtjes sot shpalli konkurs për pranimin e 170 ushtarëve profesional në Armatën e Republikës së Maqedonisë.

Kandidatët duhet t’i plotësojnë kushtet e përgjithshme dhe të veçanta të konfirmuara me Ligj për shërbim në ARM, përkatësisht të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë, të jenë të moshës madhore, të kenë aftësi të veçanta shëndetësore dhe fizike të nevojshme për kryerjen e shërbimit të Armatës, ta ketë të kryer shkollën e mesme, ta ketë të kryer shërbimin vullnetar të shërbimit ushtarak në ARM dhe të mos jenë më të moshuar se 25 vjet në ditën e përfundimit të shpalljen për ushtarë profesional.

Kandidatëve të paraqitur për gatishmërinë e tyre fizike do t’ju kryhen kontrolle mjekësore.

Shpallja do të zgjasë pesë ditë, ndërsa lutjet me dokumentet e nevojshme parashtrohen në repartet rajonale të MM-së.

Marrëdhënie pune me Ministrinë e Mbrojtjes si ushtar profesional në shërbim të Armatës, do të bazojë person i cili do t’i plotësojë kushtet e përgjithshme dhe të veçanta të konfirmuara me ligj për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë me ç’rast do të udhëhiqet llogari për përfaqësi të drejtë dhe adekuate të personave të cilët u përkasin të gjitha bashkësive me respekt të kritereve të profesionalitetit dhe komepetencës.

Të drejtat dhe obligimet në lidhje me shërbimin do të konfirmohen me marrëvehsje të veçantë

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *