Home / Lajme / Maqedoni / Korrupsioni akoma po gërryen Maqedoninë

Korrupsioni akoma po gërryen Maqedoninë

9 dhjetor-Po ashtu kjo organizatë në raportin e korrikut të këtij viti ka vlerësuar se Korrupsioni në Maqedoni vijon të jetë në nivel të lartë dhe me tendencë rritjeje.
Hulumtimi i kryer brenda këtij viti, ka treguar se partitë politike, gjyqësori, administrata publike dhe policia, janë institucionet më të korruptuara.

Derisa autoritetet zotohen se po çrrënjosin këtë dukuri, qytetarët vazhdojnë të shprehin ankesa dhe shqetësime.

Në Maqedoni korrupsioni vazhdon të jetë dukuri shqetësuese. Derisa autoritetet zotohen se po çrrënjosin këtë dukuri, qytetarët vazhdojnë të shprehin ankesa dhe shqetësime.

Ndërkohë, debatet për këtë çështje do të jenë në qendër të vëmendjes sot me rastin e Ditës Ndërkombëtare kundër Korrupsionit. Me rastin e kësaj dite janë paraparë të mbahen konferenca dhe debate të ndryshme.

Sipas Transparency International, Maqedonia është në vendin 67 për shkak të indeksit të perceptimit të korrupsionit në vitin 2013, që paraqet përmirësim për dy vende në krahasim me vitin paraprak.

Po ashtu kjo organizatë në raportin e korrikut të këtij viti ka vlerësuar se Korrupsioni në Maqedoni vijon të jetë në nivel të lartë dhe me tendencë rritjeje.
Hulumtimi i kryer brenda këtij viti, ka treguar se partitë politike, gjyqësori, administrata publike dhe policia, janë institucionet më të korruptuara.

Sipas hulumtimit, madje 17 për qind të të anketuarve kanë deklaruar se kanë dhënë ryshfet, në të shumtën e rasteve për policinë, por dhe për gjyqësorin dhe shërbimet shëndetësore.

Qytetarët në Maqedoni theksojnë se korrupsioni është i pranishëm edhe në komunat e vendit.

Sipas një sondazhi të realizuar muajin e kaluar nga agjencia për hulumtim të opinionit “Rejting”, mbi 45,1 për qind e qytetarëve vlerësojnë se korrupsioni në pushtetin lokal apo komuna është më i theksuar gjatë punësimeve.

Kryetarja e organizatës Transparency International në Maqedoni, Sllagjana Taseva thekson se korrupsioni akoma është shqetësues në Maqedoni dhe se të korruptuarit janë të paprekshëm.

“Fatkeqësisht nuk mund të themi se diçka është përmirësuar apo se Maqedoni po tregon sukses në luftën kundër korrupsionit. Është e qartë se korrupsioni edhe më tej paraqet problem që në të gjitha raportet e Komisionit Evropian dhe raportet e tjera është problem me prioritet të lartë”, deklaroi Taseva.

Sipas saj, Maqedonia është në vendin e parë sa i përket korrupsionit në gjyqësor dhe politikë.

Kryetari i komunës së Çairit në Shkup, Izet Mexhiti përmes një deklarate sot me rastin e 9 dhjetorit – Ditës Antikorrupsion ka shkruar se kjo dukuri në Komunën e Çairit po luftohet me forcën më të madhe pa marr parasysh se çfarë shtrirje ka.

“Komuna e Çairit disponon edhe me mekanizma preventiv dhe mbrojtës ndaj këtij fenomeni. Unë si kryetar komune ju ftoj për një zotim të përbashkët fisnik për të ndërtuar një shoqëri bashkëkohore, pa vese e ku llogaridhënia është përgjegjësia e të gjithëve, duke filluar nga unë e ju”, thekson Mexhiti.

Ambasadori i OSBE-së, Ralf Bret në Shkup ka vlerësuar në një tribunë të fundit se korrupsioni nuk është vetëm problem moral, por paraqet edhe problem për një qeverisje efikase. “Do të kemi qeverisje të mirë në rast njerëzit e vërtetë janë në vendin e duhur, në rast se procedurat ligjore ndiqen me rregull dhe mjetet financiare harxhohen me kujdes”, theksoi ambasadori i OSBE-së.

Edhe në raportin e progresit të Komisionit Evropian korrupsioni vazhdon të jetë një dukuri shqetësuese, që duhet të luftohet në të ardhmen

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *