Home / Lajme / Maqedoni / Kryetari i komunës së Studeniçanit takoi përfaqësuesit e Qendrës Kulturore Turke “Yunus Emre”.

Kryetari i komunës së Studeniçanit takoi përfaqësuesit e Qendrës Kulturore Turke “Yunus Emre”.

Shkup, 20 dhjetor – Kryetari i komunës së studeniçanit z. Azem Sadiki takoi përfaqësuesit e Qendrës Kulturore Turke “Yunus Emre”.

Kryetari i Komunës së Studeniçanit z. Azem Sadiki në prag të 21 dhjetorit Ditës së mësimit të gjuhës turke të enjten priti në kabinetin e tij një delegacion nga Qendra Kulturore Turke “Jonus Emre” nga Shkupi të udhëhequr nga znj.Elif Oxhalmish dhe znj.Melahat Ali. Kryetari Sadiki nga përfaqësuesit e kësaj organizate ka pranuar një sasi të konsiderueshme librash të cilat do t’ju shpërndahen nxënësve që ndjekin mësimin në gjuhën turke në fshtrat Koliçan i poshtëm, Cvetovë dhe Ellovë, fshatra këto që gravitojnë në komunën e Studeniçanit. Kryetari Sadiki faleminderojë këtë organizatë për këtë donacion simbolik por me vlerë të madhe për nxënësit e këtyre fshtrave të komunës së Strudeniçanit. Ai ripërsëriti edhe një herë se në axhendën e tij të punës arsimi gjithnjë do mbetët një nga prioritetet primare të veprimit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *